Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk merr dhuratë për Shën Valentin, i djeg makinën në Tiranë

valentines-day-angerDy automjete janë përfshirë nga flakët, si pasojë e një zjarri të qëllimshëm. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, në një parking në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë. Burime nga policia dyshojnë se autori i krimit dyshohet që të ketë qenë i seksit femër. Shkak për zjarrvënien, sipas policisë,

thuhet se është zemërata që vajza ka treguar ndaj të dashurit, pasi nuk i ka blerë dhuratë për festën e Shën Valentinit. Mjeti tip “Chevrolet”, i cili ka qenë edhe objektivi i sulmit, ka dalë jashtë funksionit. Ndërsa mjeti tip fuoristradë me targa maqedonase, i cili ka qenë i parkuar pranë “Chevrolet”-it, ka marrë dëmtime të lehta. Gjithsesi policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorit të zjarrvënies.

Please follow and like us: