Albspirit

Media/News/Publishing

Pasagjerët sëmuren në anijen britanike, ankorohet në Kanada

 

Anija kroçerë “Balmoral” e cila nisi udhëtimine saj nga South Hampton, në Mbretërinë e Bashkuar, është detyruar të ankorojë me urgjencë në Neë Brunswick, Kanada.

Pjesa më e madhe nga 919 pasagjerë në bord prej orësh shfaqën shenja helmimi, dhimbje stomaku, të vjella dhe diarre, duke detyruar kapitetin që të ankorohet.

Sipas Qendrës amerikane për kontroll nga sëmundjet, edhe dhjetëra anëtarë të stafit të “Balmoral” gjithashtu kanë shfaqur probleme shëndetësore, që më pas u identifikua si Norovirus.

“Në situata të tilla bashkëpunimi me partnerët tanë është shumë i rëndësishëm. Ndaj ne i dimë pikat kryesore, duke siguruar fillimisht informacionin më të mirë. Së dyti, kemi komunikuar me stafin tonë rreth situatës. Stafi jonë ka ndjekur procedurat rutinë në të tilla raste, me produkte të certifikuara” tha kapiteni i anijes kroçere, Christopher Hall.

Anija “Balmoral” u nis në lundrim nga Southampton, Angli më 16 prill në një udhëtim që do te zgjaste për 34 ditë, me ndalesa në Portugali dhe ishujt Bermuda, përpara se të vijonte më pas në Virxhinia, Shtetet e Bashkuara”.

“Kemi mbërritur këtu derisa në sqarimin e situatës dhe më pas do të vijojmë rrugëtimin tonë përqark Atlantikut” tha Hall.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik, pasagjerët dhe disa pjestarë të stafit në bord rezultuan pozitivë me norovirus, një virus gastrointestinal, që prek të gjitha moshat dhe tashmë i janë nënshtruar testimeve mjekësore.

Please follow and like us: