Albspirit

Media/News/Publishing

Mbretëresha Elizabeth II, kritika për zyrtarët kinezë

 

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, është kapur në kamera duke thënë se zyrtarët kinezë kanë qenë “shumë të vrazhdë” gjatë vizitës shtetërore të presidentit Xi Jinping, vitin e kaluar. Ajo është kapur duke biseduar me një zyrtare të lartë të policisë në kopshtin e Pallatit Bukinghem, të mërkurën. Pallati Bukinghem ka thënë se nuk i komenton bisedat private të Mbretëreshës. “Vizita shtetërore e autoriteteve kineze ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme dhe të gjitha palët kanë punuar nga afër për të siguruar rrjedhën pa probleme të saj”, ka hënë Pallati mbretëror. Në atë kohë, Mbretëresha e ka cilësuar vizitën si historike dhe ka thënë se lidhjet anglo-kineze po marrin “lartësi ambicioze”. Vizita ka pasur të bëjë me investimet kineze. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe gruaja e tij, Peng Liyuan, janë nderuar me një banket shtetëror në Pallatin Bukinghem, të organizuar nga Mbretëresha.

Please follow and like us: