Albspirit

Media/News/Publishing

Vullkani më i famshëm në botë është drejt shpërthimit

340ADD2A00000578-3584930-image-m-35_1462974641892Alpinistët janë paralajmëruar që të qëndrojnë larg një vullkani aktiv, i njohur në të gjithë botën, pasi është gati të shpërthejë.

Shkëmbinjtë vullkanikë të malit Ruapehu janë të famshëm në gjithë botën për shkak se aty është xhiruar trilogjia e filmit të famshëm “Zoti i Unazave”.

Mali ndodhet në Zelandën e Re dhe që prej daljes së filmit ka qenë një tërheqje e madhe për turistët. Këta të fundit janë paralajmëruar që nëse kanë bërë plane për të vizituar këtë vend, le të presin dhe të shtyjnë udhëtimin.

Vullkani është bërë i rrezikshëm dhe pritet që të shpërthejë nga çasti në çast. Si pasojë e gjithë zona është evakuuar pasi përmasat e shpërthimit pritet të jenë të mëdha.

Please follow and like us: