Albspirit

Media/News/Publishing

Detaje të reja mbi vdekjen e Prince

Detaje të reja mbi vdekjen e Prince (Foto)

Detaje të reja të dhimbshme po dalin në mes të hetimit në vazhdim për vdekjen e parakohshme të Prince më 21 Prill.

The Star Tribune raporton se një ndihmës i cili iu përgjigj thirrjes 911 u tha anëtarëve të stafit, zyrtarëve të zbatimit të ligjit dhe të tjerëve, se këngëtari i “Purple Rain” mund të ketë qenë i vdekur për më shumë se gjashtë orë para se trupi i tij u zbulua në një ashensor në Paisley Park.

Siç është raportuar më parë, Prince u gjet me qetësues në shtëpinë e tij, kur ai vdiq, dhe u ndesh me varësi për një dekadë, transmeton klan kosova. Burime të afërta me hetimin kanë thënë për Star Tribune se këngëtari në fakt ishte gjithnjë e më tepër i shqetësuar në ditët pas mbidozës që bëri në avionin e tij privat, kur edhe është bërë ulje emergjente më 15 prill.

Please follow and like us: