Albspirit

Media/News/Publishing

Minxhozi: Në portin e Durrësit të vendoset pika doganore e Kosovës

Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për KosovaPress, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, i cili ka treguar se marrëveshja që Kosova do të ketë për portin e Durrësit, është shumë më e lehtë e realizueshme. Ndërsa, sa i përket energjetikës ka pengesa nga Serbia, e cila nuk po lejon që Kosova të ketë pavarësinë e saj në këtë fushë.

“Ne mendojmë që porti i Durrësit është më i shpejtë dhe kjo mund të ndodh brenda muajit qershor-korrik për t’u marrë vendimet. Ndërsa për energjinë elektrike, ana ndërtimore do të përfundoj, pastaj do të shikojmë. Është një problem ende për sa i përket rrjetit energjetik të Kosovës, për të pasur njè pavarësi të saj, në mënyrë që ajo të ketë mundësinë që të komunikoj drejtpërdrejtë me Shqipërinë, por është një problem besoj që edhe me trysnin ndërkombëtare duhet të zgjidhet”, tha Minxhozi.

Ai tha se arritja e marrëveshjes energjetike do të bëjë që të dyja vendet të kenë përfitime të mëdha, si në çmimin e rrymës, ashtu edhe në furnizim.

“Marrëdhëniet midis Kosovës në fushën energjetike kanë qenë në krye të gjithçka. Kosova sapo e ka mbaruar interkonjeksionin 400 kilovatësh deri në kufiri Vërmicë dhe Shqipëria shumë shpejt, brenda muajit qershor do ta bëjë të njëjtën punëi nterkonjeksionin me Kosovën deri në pikën kufitare të Morinës dhe të bashkohet Shqipëria dhe Kosova me energjinë elektrike. Mendojmë ka disa pengesa që nuk varen nga ne por besoj që do të jenë të kapërcyeshme. Kjo do të ketë një ndikim të madh, jo në përmirësimin thjeshtë të furnizimit me energji elektrike të dy vendeve por nga ana tjetër energjia elektrike do të kushtoj edhe më lirë në Shqipëri dhe në Kosovë. Flitet diku tek rreth 15 përqind do të jetë më e lirë”, tha Minxhozi.

Të rëndësishme e ka cilësuar edhe marrëveshjen për aktivizimin e portit të Durrësit nga ana e Kosovës, ku sipas tij, kjo marrëveshje do të eliminojë barrierat që hasin bizneset gjatë transportit të mallrave. Sipas tij, shumë shpejtë pritet që në portin e Durrësit të vendoset pika doganore e Kosovës.

“Ne mendojmë që kjo të lehtësohet edhe më tepër, po krijohet një kuadër ligjorë që do të marrë vlerë shumë shpejtë, d o të të zbatohet në praktikë. Ajo çka është më e rëndësishme, ne po vokalizojmë portin e Durrësit, nuk themi se do të jetë porti i Kosovës apo porti Shqipërisë, por ai do të jetë një port më funksional për mallrat që vijën nga vendet e tjera për në Kosovë. Deri tani Kosova ka përdor porte alternative, Selanik, Barin dhe Durrësin, ne mënojmë që t’i japim më tepër impakt Durrësit. Kjo për dy arsye sepse ka një distanca është më e shkurtër e Durrësit dhe së dytë janë të gjitha mundësit që duke lehtësuar shërbimin doganor që në Durrës një mall që vjen në Kosovë nga jashtë të zhdoganohet në Durrës dhe mos të ndalet më në kufi, as në Morinë, e as në Vërmicë por të shkoj në destinacionin e Kosovës. Kjo është tepër e rëndësishme, fitohet në kohë dhe nga ana tjetër edhe në vlerë monetare, transporti është më i lirë “, tha Minxhozi.

“Mbledhja midis dy qeverive do të zhvillohet këtu në Prishtinë me datën 3 qershor, ditën e premte, ku gjithë kabineti qeveritar i Shqipërisë do të takohet me kabinetin qeveritarë të Kosovës . ..Janë takime me shumë lënde me interes dhe që nga këto ditë performanca e dy qeverive për bashkëpunimin midis dy anëve të kufirit, ka qenë më i dukshëm dhe më i dobishëm. Jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve të fundit që kjo mbledhje të mbahet këtu në Prishtinë. Ministrat përkatës kanë pasur takime në Tiranë, në Prishtinë gjatë dy muajve të fundit në mënyrë më intensive ..Është faza e fundit e hartimit të draftit përfundimtarë, baza do të jetë si kanë ecur marrëdhëniet ekonomike midis Kosovës dhe Shqipërisë, do të bëhet një pasqyrë dhe cilat janë objektivat për të ardhmen “, tha Minxhozi.

Ndryshe, ky është takimi i tretë që mbahet mes dy qeverive. Takimi i parë ishte mbajtur në Prizren në vitin 2014 , i dyti në Tiranë në vitin 2015.

Please follow and like us: