Albspirit

Media/News/Publishing

Hellmich: Tranzicioni në Afganistan i vështirë; NATO, ndihmë konkrete në rindërtimin e shtetit

salla-kryesore-sesioni-dyte-(4)“Tranzicioni në Afganistan ka qenë i vështirë, por megjithatë angazhimi i komunitetit ndërkombëtar mbetet thelbësor”. Kështu deklaroi raportuesi nga Gjermania, Wolfgang Hellmich, në mbyllje të ditës së dytë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë.

Duke folur mbi rezolutën për misionin e NATO-s në Afganistan (2016), Hellmich u ndal te rezultatet e përpjekjeve për ndërtimin e shtetit në Afganistan dhe problemet e vazhdueshme që sipas tij, “peshojnë rëndë në Kabul”.

“Parlamentarët e shteteve anëtare të NATO-s kanë punuar për të kuptuar zhvillimet në vend gjatë viteve si dhe janë fokusuar në ndihmën konstruktive për rindërtimin e Afganistanit”, tha ai.

Duke theksuar investimin e rëndësishëm afatgjatë dhe angazhimin e të gjithë aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të tyre për paqen dhe stabilitetin në Afganistan që nga fillimi i operacionit ISAF në vitin 2003, Hellmich theksoi se “NATO vazhdon misionin e saj duke ndjekur edhe reformat përkatëse të sektorit të sigurisë (RSS) që po ndodhin në vend”.

Ai u shpreh se mbetet ende shumë punë për t’u bërë për të përmirësuar aftësitë si dhe komandën dhe kontrollin e ANDSF (Forcave Kombëtare afgane të Mbrojtjes dhe të Sigurisë”.

Please follow and like us: