Albspirit

Media/News/Publishing

Veliaj: Këndi i lojërave te liqeni përurohet në 1 qershor

ve Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi të dielën qytetarët e Tiranës në ceremoninë e inaugurimit të këndit të lojërave për fëmijë te Parku i Liqenit. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Veliaj njofton se inaugurimi do të bëhet pas tre ditësh, më 1 qershor. “Jemi gati! Dhe 3 ditë gjer më 1 Qershor për këndin më të madh të fëmijëve! Mirënjohje kolegëve që punuan me 3 turne pavarësisht dhunës, shkatërrimit e fyerjeve. E mira, e bukura dhe e drejta vonojnë, por triumfojnë! Merr fëmijët e shihemi më 1 Qershor. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen”, shkruan Veliaj në Facebook. Postimin e tij, kryebashkiaku Veliaj e shoqëron edhe me një album me foto nga parku i lojërave, punimet për të cilin janë drejt fundit.

Please follow and like us: