Albspirit

Media/News/Publishing

Të ardhurat e Facebook rriten për 52%

Të ardhurat e Facebook-ut për 3 mujorin e parë të këtij viti kapën shifrën e 5.38 miliardë dollarëve.

 

Të ardhurat e Facebook-ut rriten për 52%

Të ardhurat e Facebook-ut për 3 mujorin e parë të këtij viti, duke u rritur me 52 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kapën shifrën e 5.38 miliardë dollarëve.

Një ndër rrjetet sociale më të madhe të botës, Facebook pas mbylljes së bursës së New York-ut njoftoi bilancin e tre mujorit të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave, Facebook më 31 mars, ku përfundon tre mujori i parë i vitit 2016 ka arritur të ardhura prej 5.38 miliardë dollarë. Kompania në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kishte arritur të ardhura prej 3.54 miliardë dollarë.

Facebook që në tre mujorin e parë të vitit të kaluar kishte arritur fitim neto prej 512 milionë dollarë, në tre mujorin e parë të vitit 2016 fitimin neto e rriti në 1.51 miliardë dollarë.

Themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, në deklaratën e tij në lidhje me rezultatet financiare, tha se: “Kemi një fillim të mrekullueshëm në këtë vit. Jemi të fokusuar në hartën rrugore 10 vjetore që të mund ta japim fuqinë e shpërndarjes tek të gjithë njerëzit në botë.”

Please follow and like us: