Albspirit

Media/News/Publishing

Hitleri dhe Eva Braun bënin seks me gjithë rroba dhe pa u prekur

 

Hitleri dhe partnerja e tij Eva Braun bënin seks pa e prekur njëri-tjetrin dhe pa i hequr rrobat pasi diktatori më i tmerrshëm në histori ishte një fanatik i madh i higjienës personale, ka deklaruar së fundmi shkrimtari Martin Amis,

Duke folur në Festivalin e Letërsisë në Cheltenham, novelisti ka rrëfyer se beson se diktatori gjerman ishte gjithashtu aseksual dhe se mund të ketë pasur të njëjtën lloj marrëdhënieje me mbesën e tij Angela geli Raubal.

Fituesi i disa çmimeve në letërsi ishte duke folur për novelën e tij të dytë me temë nga era naziste, ku ka pohuar se megjithëse beson se pas kaq vitesh studime e njeh mirë diktatorin nazist, e vërteta mbi seksualitetin e tij mbetet një vrimë e zezë.

Në studimet mbi Hitlerin ekzistojnë tri shkolla që shpjegojnë seksualitetin e tij: 1. Normaliteti, që sipas novelistit duhet përjashtuar menjëherë. 2 aseksualiteti dhe 3. perversiteti. Pavarësisht se historianët i mëshojnë me tepër alternativës së tretë, nuk ka prova të vërteta mbi seksualitetin e Hitlerit, veç faktit se bënte seks me gjithë rroba pasi ishte fanatik i higjienës, çka sugjeron dhe aseksualitetin e tij.

 

Please follow and like us: