Albspirit

Media/News/Publishing

Teoritë konspirative: Putin është i pavdekshëm?

vladimir putinNjë fotografi që i përket 100 vjetëve më parë është shpërndarë në rrjetet sociale, duke bindur disa nga përdoruesit e internetit se lideri rus, Vladimir Putin është i pavdekshëm. Fotoja e realizuar në vitin 1920 tregon një ushtar rus me një ngjashmëri të pazakontë me liderin Putin.

Veç kësaj, edhe një tjetër foto që i përket vitit 1941 tregon një tjetër ushtar rus, i njëjtë me atë të fotografuar 20 vjet më parë dhe shumë i ngjashëm me liderin e Rusisë.

Disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale janë shprehur të bindur se Putin është më tepër se një 63-vjeçar në formë perfekte fizike që i hipën kalit pa këmishë duke treguar muskujt. Sipas tyre, ai është një krijesë mitike, pa moshë që udhëton në kohë.

 

Please follow and like us: