Albspirit

Media/News/Publishing

Maria De Filippi: Asnjë femër nuk lind nënë

“E kam birësuar djalin tim Gabriele, kur ishte vetëm 10 vjeç. Kisha aq shumë frikë ditën e parë që e takova. Isha e terrorizuar. Kur e pashë për herë të parë foton e tij, i thashe vetes: “Po çfarëdo bëj nëse nuk jam e aftë të jem një nënë e mirë”? Kam kuptuar se asnjë nuk lind nënë, mësohet dhe aftësohet me kohën. Zgjedhja për të birësuar një djalë ka qenë gjëja më e mirë qëmund të kisha bërë. Nuk ka rëndësi nëse fëmija është biologjik apo i birësuar, një fëmijë është një fëmijë”. – Maria de Filippi

Vendosa t’i sillja këto fjalë të moderators së njohur italiane nëvëmendjen tuaj për shkak të një situate që më ndodhi pak ditë më parë. Njoh dikë që prej vitesh u përpoq me bashkëshortin e saj të kishte fëmijë. Duhen shumë, por nuk ia dolën dot. Pas shumë testesh të bëra, nga mjekët u informuan se bashkëshorti i saj ishte infertil. Në kushte të tilla, vendosën të merrnin parasysh mundësitë alternative, nga të cilat edhe birësimi i një fëmije.

Mendoj se në situata të tilla ka plot çifte, të cilat sado që duhen shumë, fati ndonjëherë nuk i buzëqesh për t’i bërë prindër. Nuk është fundi i botës. Për fat të mirë, ekzistojnë mundësi të tilla alternative, që jo vetëm çiftet të lumturohen, por të lumturohen edhe fëmijët e braktisur. Për çifte të tilla kemi një mesazh për tëdhënë. Mos u mendoni shumë, mos u stresoni. Ju i keni gjithëmundësitë e mundshme për të qenë prindër të mirë. Mbi tëgjitha, një cilësi e tillë kërkon kohë. Me kohën do tëpërmirësoheni edhe ju. E rëndësishme është të merrni iniciativën për të birësuar një fëmijë. Lumturojeni jetën tuaj dhe zbukurojeni jetën e një fëmije që është në kërkim të një familjeje.

Please follow and like us: