Albspirit

Media/News/Publishing

Çmim nga Italia për autoren turke, Ayse Kulin

Libri me titull “Treno per Istanbul”, që mban firmën e shkrimtares së famshme të letërsisë moderne turke, Ayse Kulin, është vlerësuar me çmimin e romanit të huaj më të mirë në “Premio Roma”, ndër çmimet më prestigjioze të letërsisë italiane.

Kulin do të marrë pjesë në disa biseda letrare dhe do të realizojë takime me lexuesit si e ftuar nderi e komitetit të çmimeve “Premio Roma”.

I përkthyer deri më tani në 34 gjuhë të ndryshme të botës, ku ia vlen të përmenden anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, spanjishtja, portugalishtja, kinezishtja dhe holandishtja, romani në fjalë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shitur në mbi 200 mijë kopje.

Please follow and like us: