Albspirit

Media/News/Publishing

Pse Patrizia Reggiani urdhëroi vrasjen e ish-bashkëshortit

Kur Patrizia Reggiani u martua me Maurizio Gucci, ata dukeshin si çifti më i përsosur në botë. Ajo ishte një grua e re, shumë e pasur dhe e bukur, që i ngjante aktores së famshme Elizabeth Taylor. Ai ishte trashëgimtari i një perandorie të modës.

E megjithatë, martesa e tyre jo vetëm që përfundoi në divorc, por Reggiani e dëshpëruar urdhëroi vrasjen e ish-bashkëshortit të saj.Maurizio Gucci u qëllua për vdekje në hollin e zyrës së tij më 27 mars 1995. Pavarësisht se mohoi në gjyqin që iu bë në vitin 1997çdo lloj përfshirje në atëvrasje, Reggiani kishte kërkuar me ngulm paratë e burrit të saj, dhe vetë  mbiemrin Gucci.

Edhe babai i Maurizios e konsideronte atë “një grua që nuk ka asgjë në mendje përveç parave”.Sikurse përshkruhet edhe në filmin “House Of Gucci”,me regji të Ridley Scott, Patrizia Reggiani ndërmori lëvizje të dëshpëruara për të mos u dëbuar plotësisht nga ajo dinasti.

E tmerruar nga ideja e zëvendësimit nga një grua më e re, dhe humbja e statusit, ajo punësoi një vrasës me pagesë për të vrarë ish-burrin e saj, vetëm për të krijuar një trashëgimi për të cilën do të pendohej. E lindur më 2 dhjetor 1948 në Vignola në periferi të Milanos, Patrizia Reggiani kishte jetuar gjithmonë mirë.

Ndërsa e ëma kishte qenë dikur kamariere, i ati u bë i pasur në biznesin e kamionëve. Reggiani frekuentonte qarqet elitare, dhe merrte pjesë në të gjitha festat mondane, dhe pikërisht në një pre tyre njohur Maurizio Gucci.

Ai ishte nipi i Guccio Gucci-t, që themeloi kompaninë me të njëjtin emër në Firence në vitin 1921. Djali i Guccio-s, Aldo, ndihmoi në drejtimin e kompanisë përmes krijimit të një linje çantash, kostumesh dhe fustanesh të modës, që në vitin 2019 shënoi më shumë se 11 miliardë dollarë shitje.

Maurizio Gucci dhe Patrizia Reggiani u martuan në vitin 1972, kur të dy ishin 24-vjeç.

Ata u bënë çifti më i njohur italian. Imazhi i tyre figuronte nëpër revistat më të njohura.

Ata të shtresës punëtore donin të ishin si ata, ndërsa elita e vlerësonte shoqërinë e tyre.

Nga shoqërimi me Jacqueline Kennedy Onassis deri tek koha e lirë e kaluar në jahtin e  tyre 70 metra të gjatë“Creole”, asgjë nuk ishte e pazakontë për ta. Çifti kishte një apartament në Kullën Olimpike të Manhatanit, një shtëpi për ski në Saint Moritz, një fermë në Konektikat, dhe një shtëpi në Acapulco.

Reggiani lindi 2 vajza, Alessandra dhe Allegra, dhe ishte këshilltare personale e Maurizios. Por ai pushoi së dëgjuari atë kur vdiq babai i tij Rodolfo në vitin 1983. Ai kishte trashëguar 50 për qind të aksioneve në kompani dhe po përpiqej që ta shpëtonte kompaninë.

Reggiani ishte i frustruar. Burri i saj gjatë gjithë kohës ose ishte duke punuar në zyrën e tij në Via Palestro 20, ose kalonte fshehurazi kohë metë dashurën e tij të vjetër, Paolo Franchi. Ai arriti që ti blinte aksionet e kushërinjve dhe xhaxhait të tij në vitin 1992, për ta çuar më pas kompaninë drejt rrënimit, dhe për t’ia shitur atë në vitin 1993 një konglomerati me bazë në Bahrein.

Maurizio Gucci dhe Patrizia Reggiani u divorcuan në vitin 1994.“Në atë kohë, isha e zemëruar me Maurizion për shumë e shumë gjëra. Por mbi të gjitha nga humbja e biznesit familjar. Ishte një marrëzi, një dështim. U tërbova nga inati, por nuk mund të bëja dot  asgjë. Ai nuk duhet ta kishte bërë atë me mua”- tha më vonë Patrizia.

Në kushtet kur marrëdhënia e tyre kishte prekur fundin, Maurizio paketoi disa rroba në një valixhe dhe e braktisi gruan e tij. Edhe pse ish gruaja e tij Reggiani përfitonte një çek vjetor prej 1.5 milionë dollarësh, e dashura e tij Franchi kishte frikë se ajo mund të bënte ndonjë marrëzi, ndaj iu lut Maurizios që të mbante një truproje.

Por ai nuk e dëgjoi, pasi nuk mendonte se mund të ishte i rrezikuar. “Patrizia po na  përndiqte. Ajo kishte ende spiunë në rrethin e Maurizios, dhe dinte gjithçka mbi planet tona, marrëdhëniet tona të biznesit, gjithçka. Ajo na telefonoi shumë herë, duke e kërcënuar se do ta vriste… Por Maurizio nuk besonte se Patrizia do ta arrinte deri në eliminimin e tij fizik për shkak të vajzave të tyre”- kujton Franchi.

Maurizio nisi që të mos u përgjigjej telefonatave të Reggianit, dhe në atë moment ajo  nisi t’i dërgonte përmes postës regjistrime në kasetë. Ajo e fyente duke e cilësuar një “përbindësh”, teksa e paralajmëronte se “Ferri për ty ende nuk ka mbërritur!”. Ditën e vdekjes se ish-bashkëshortit të saj,në ditarin e Reggianit u gjet e shkruar vetëm një fjalë në gjuhën greke: “Paradeisos”, parajsë.

Ishte ora 8:30 e mëngjesit të 27 marsit 1995, kur Maurizio Gucci mbërriti në zyrën e tij. Portieri Giuseppe Onorato ishte duke fshirë gjethet në holl.“Ishte një mëngjes i bukur pranvere, shumë i qetë. Zoti Gucci mbërriti duke mbajtur disa revista në duar, dhe më tha Mirëmëngjes. Pastaj pashë një dorë qëpo i drejtonte një armë”- dëshmoi Onorato.

Vrasësi qëlloi me 4 plumba në drejtim të Maurizios, duke e goditur atë 3 herë në shpinë dhe një herë në kokë. Ai më pas qëlloi dy herën ë drejtim të Onoratos, duke e goditur një herë në krah përpara se të largohej me një makinë.

Onorato i plagosurishte në momentet e fundit kur 46-vjeçari Gucci dha frymën e fundit. Ndërsa Reggiani ishte e dyshuara kryesore, u deshën 2 vjet që policia të gjente prova të mjaftueshme për ta arrestuar. E vërteta doli në dritë në vitin 1997 kur një nga bashkëpunëtorët e Patrizia Reggianit, u mburr për vrasjen që kishte kryer tek personi i gabuar, që njoftoi policinë.

Autoritetet përgjuan telefonat e tyre dhe i kapën duke folur mbi atentatin, gjë që çoi nëarrestimin e 4 personave. Ndërsa i mohoi akuzat ndaj saj, u provua se Reggiani i kishte paguar shoqes së saj Giuseppina Auriemma 365.000 dollarë për t`i gjetur një vrasës me pagesë.

Ajo i kishte kërkuar portierit të hotelit Ivano Savioni, që të punësonte si vrasës Benedetto Ceraulo dhe Orazio Cicala si shofer. Auriemma pretendoi se Reggiani donte që kjo vrasje  të kryhej përpara se Gucci të martohej me Franchi-n. E quajtur “Vedova Nera” (Vejusha e Zezë) nga media italiane, Patrizia Reggiani u dënua me 29 vjet burg më 4 nëntor 1998.

Cicala mori të njëjtin dënim, ndërsa Savioni u dënua me 26 vjet burg, Auriemma 25, dhe vrasësi Ceraulo u dënua me burgim të përjetshëm.

Në burg, Reggiani mbante një kukull të quajtur Bambi. Ajo kishte të drejtë të lirohej me kusht në vitin 2011, por refuzoi pasi një nga kushtet ishte gjetja e një pune. Ajo deklaroi:“Unë nuk kam punuar kurrë në jetën time, dhe nuk kam ndërmend të filloj tani”.

Por në fund, ndryshoi mendje.

E liruar në prillin e vitit 2014, ajo gjeti punë në një dyqan bizhuterish të quajtur Bozart.Pikërisht aty e gjeti një ekip televiziv,  e pyeti se përse kishte punësuar një vrasës me pagesë.“Shenjestrën nuk e kam aq të mirë, dhe nuk doja që atentati të dështonte”- u përgjigj ajo. / All that is interesting – Bota.al

Please follow and like us: