Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Ngushëllime familjes së nënës që sakrifikoi jetën për 2 vogëlushët e saj

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për familjen e Dhurata Dokut, zonjës që humbi jetën ditën e sotme pasi u aksidentua nga një automjet, ndërsa sakrifikoi jetën për të shpëtuar dy fëmijët e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se denon aktin çnerezor te autorit te aksidentit qe u largua me shpejtesi nga vendi i ngjarjes sikur te ishte nje vrases mizor.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha

Nje homazh per nenen e re Dhurata Doku qe sakrifikoi jeten per te shpetuar dy vogelushet e saj!

Te dashur miq, sot nje nene 37 vjecare mbuloi me jeten e vet (trupin e saj) dhe shpetoi nga vdekja dy vogelushet e saj ne nje aksident, duke pikelluar thelle ne shpirt dhe merituar nderimin me te larte te mbare shoqerise tone.

Duke shprehur nderimin me te larte per vepren, sakrificen sublime te Dhurates dhe ngushellimet me te thella familjareve te saj si dhe lutur per shpirtin e saj, denojme gjithashtu aktin çnerezor te autorit te aksidentit qe u largua me shpejtesi nga vendi i ngjarjes sikur te ishte nje vrases mizor!

Please follow and like us: