Albspirit

Media/News/Publishing

Denisa Pasholli, imazhi i ri i lajmeve në Top Channel

Denisa Pasholli, imazhi i ri i lajmeve në Top Channel: “Zoti dëgjoi dëshirën time” (Foto)

Ekrani i televizionit kthehet në magji për këdo arrin ta provojë, por në një çast të caktuar të karrierës nisin të bëhen edhe diferencime.

Duket se diçka e tillë ka ndodhur me spikeren e lajmeve në OraNews, Denisa Pasholli, të cilën tashmë do ta shohin në edicionet informative në Top Channel. Përmes një postimi në Facebook ajo e ka bërë të ditur këtë ndryshim, duke iu referuar si një ëndërr të bërë realitet për të.

“Kjo ishte prej vitesh ëndrra ime… E shprehur apo e fshehur vend e pa vend. Besoj se edhe Zoti u lodh duke dëgjuar çdo ditë dëshirën time dhe më 5 korrik në ditën e Fiter Bajramit, më bëri pjesë të Top Channel.

Kjo jam unë në lajme, me emocionet e ditës së pare”, ka shkruar ajo krahas fotove që e shfaqin në studio,”-shkruan ajo krahas fotove të postuara ku shfaqet në të dyja ekranit OraNews që tashmë e la pas dhe Top Channel ku ndodhet aktualisht.

Please follow and like us: