Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncimi shokues i Amnesty International: Qeveria në Egjipt po zhduk njerëzit!

Sipas AI, studentë dhe manifestues politikë të gjitha moshave janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.

Pas investigimeve është zbuluar se shumë qytetarë janë rrëmbyer nga autoritetet egjiptiane ku janë burgosur dhe torturuar, dhe në disa raste edhe hequr qafe.

E gjitha kjo bëhet që të mos ketë protesta në vend.

Që prej 2013 sipas AI, regjistrohen më shumë se 1 mijë të vrarë dhe 40 mijë burgosje pa arsye.

Qeveria egjiptiane ka mohuar kategorikisht çdo gjë, por shumë qytetarë janë zhdukur në mënyrë të mistershme.

Sipas Filip Luther, drejtor i AI në Lindjen e Mesme rrëmbimet “janë bërë një aspekt i rëndësishëm i politikbërjes së qeverisë egjiptiane”.

Sipas raportit të Amnesty International, çdo ditë rrëmbehen 3 deri në 4 persona.

Luther akuzon autoritetet gjyqësore “se po bashkëpunojnë me qeverinë për të gënjyer dhe zhdukur çdo gjurmë të rrëmbimeve dhe torturave dhe për të shmangur çdo lloj hetimi”.

Luther akuzon qeverinë egjiptiane për krime kundër njerëzimit.

Madje sipas dëshmive të mbledhura nga njerëz që kanë qenë në këto burgje, ata torturohen me korrent në organet gjenitale dhe pjesë të tjera të trupit, raporton TemA. Atyre u jepet një ultimatum se “nëse dalin më në protesta, do t’u zhduket gjithë familja”.

Please follow and like us: