Albspirit

Media/News/Publishing

Ditëlindja e veçantë e Klea Hutës

Ajo është padyshim një nga prezantueset më të dashura të momentit , e njohur gjithashtu edhe në fushën e aktrimit. Bëhet fjalë për prezatuesen e “Gjeniu i vogël” në Televizionin Klan, Klea Huta.

Mbrëmjen e kaluar ajo ka festuar 23-vjetorin e lindjes mes njerëzve të saj më të dashur, të cilët e kanë surprizuar atë në ditën e saj më të veçantë.

Këto emocione që ka përjetuar, Klea nuk ka nguruar t’i ndajë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke postuar foto të këtyre momenteve dhe dhuratave që ajo ka marrë.

Ajo nuk harron edhe t’i falenderojë të gjithë ata që uruan në këtë ditëlindje.

“Faleminderit Zotit që kam afër vetes njerëz , të cilët i dua e më duan! Amin. Faleminderit nga zemra për surprizën.”-shkruan ajo në Instagram.

klea

Përgjatë ditëve të verës Klea Hutën do ta shohim në evenimentin më të rëndësishëm të muzikës shqiptare “Maratona e Këngës”.

Please follow and like us: