Skip to content
  • Politika
  • Aktualitet
  • Kadare
  • Bota
  • Dosje
  • Art
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Showbiz

Albspirit

Media/News/Publishing

ISMAIL QEMALI – KORRESPONDENTIT TË LE TEMPS (1909): JA PSE U LARGOVA NGA KOSTANDIPOJA GJATË REVOLTËS SË 13 PRILLIT

 

(Shkresë nga korrespondenti ynë i veçantë)

Athinë, 29 Prill.

Ismail Qemali, udhëheqësi i partisë Bashkimi Liberal, anëtarët e të cilit aktualisht po ndiqen penalisht nga komiteti i partisë Bashkim dhe Progres, dhe të përfshirë në shtypjen (represionin) e Kostandinopojës, më bëri deklaratat e mëposhtme:

 “Javën e kaluar, Veziri i Madh mori një shkresë nga turqit e rinj (xhonturqit), duke më mbajtur mua, Ismail Qemalin dhe miqtë e mi, përgjegjës për ngjarjet e 13 Prillit. Unë u detyrova të largohesha nga Kostandinopoja, dhe kur arrita këtu protestova fuqishëm kundër shpifjeve të përfshirjes sime në kryengritjen e Kostandinopojës, një lëvizje qartësisht reaksionare dhe e papajtueshme me parimet e tërë jetës sime”.

Pasi kujtoi vuajtjet e tij nën regjimin absolutist, dy ekzilet e tij që zgjatën gjashtëmbëdhjetë vite dhe kthimin në Turqi, Ismail Qemali vazhdoi si më poshtë:

“Unë isha i vetmi deputet që refuzova të takohesha dhe të darkoja me Sulltanin; në Dhomë, bëra opozitë, jo si reaksionar, por si lider i partisë Liberale; Unë kritikova ashpër partinë Bashkim dhe Progres për ringjalljen e praktikave absolutiste, për mos kryerjen e ndonjë reforme, për dënimin e Dhomës ndaj mosveprimit; por kundërshtimi im ishte absolutisht besnik dhe kushtetues, në atë masë që dy ditë para trazirave të 13 Prillit, të ftuar nga Veziri i Madh Hilmi Pasha për të marrë një portofol (post), unë refuzova, por deklarova se Liberalët ishin të gatshëm për të arritur një marrëveshje me qeverinë për të formuar një program të përbashkët të reformave dhe për të vazhduar zbatimin e tyre.

 I prisja ngjarjet e 13 prillit aq pak sa kur ato ndodhën unë isha në periferi të Ortakeuy. Kur arrita në Dhomë, protestova kundër pushtimit të saj nga hoxhallarët dhe ushtarët. Të nesërmen në mëngjes, të thirrur në pallat nga veziri i ri Teufik, unë refuzova një portofol (post). I pritur nga Sulltani, unë insistova mbi nevojën që Abdyl-Hamidi të respektonte Kushtetutën. Unë kam emëruar Nazim Pashën, një tjetër viktimë të absolutizmit, për postin e komandantit të trupave të kryeqytetit; Kur u ktheva në Dhomë, unë rrëfeva bisedën time me Sulltanin dhe provokova vendimin unanim që u votua për t’i dhënë fund luftimeve të partive përballë situatës së rëndë.

 Sidoqoftë, shpifjet që lëshohen kundër meje mund të shpjegohen vetëm si ndjenja hakmarrëse kundër qëndrimit të liberalëve në Dhomë.

Kaq për të kaluarën; në të ardhmen, miqtë e mi dhe unë, si dhe të gjithë patriotët e vërtetë, ne jemi të gatshëm të mbështesim qeverinë e vetme të mundshme, atë të turqve të rinj, por këta, të përforcuar nga suksesi i tyre i fundit, duhet të braktisin sistemin e tyre të komiteteve sekrete dhe të formojnë një kabinet homogjen të aftë për të formuar një program të vërtetë dhe për të marrë përgjegjësinë për zbatimin e tij”.

 

 https://www.darsiani.com/la-gazette/ismail-qemali-korrespondentit-te-le-temps-1909-ja-pse-u-largova-nga-kostandipoja-gjate-revoltes-se-13-prillit/

facebookShare on Facebook
TwitterPost on X
FollowFollow us
PinterestSave
Kerko
Aktualitet
  • Një në pesë arrestime gjatë protestave, në shkelje të ligjit
    November 3, 2026
  • Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj
    November 3, 2026
  • Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
    November 3, 2026
  • Arta Arifi: Dhe ne zgjohemi pas një tragjedie…
    October 31, 2026
  • Alexandros Kosenas: Neptun International, drejt një kapitulli të ri!
    October 30, 2026
Kadare
  • Kadare i thurte nga qielli vargje Kosovës në të cilën nuk zbriste dot
    November 10, 2026
  • Ismail Kadare: Fatin e atdheut e kemi në duart tona
    October 18, 2026
  • Sadik Bejko: Një letër e M. Camaj kundër Kadaresë
    October 14, 2026
  • Shqipëria e Kadaresë: laborator pikënisjeje për pyetje universale
    September 27, 2026
  • Arben Iliazi: “Dodona”, sipas Petro Çerkezit dhe Ismail Kadaresë
    September 26, 2026
Bota
  • Plani amerikan për sigurinë e Evropës: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën
    November 9, 2026
  • DEMOKRATËT FITUAN. PO DEMOKRACIA?
    November 7, 2026
  • Arrestohet pronari i Alta Bank, Davor Macura, i afërt me pushtetin e Vuçiç
    November 3, 2026
  • Shoku Xi spastron Partinë Komuniste, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje
    November 3, 2026
  • CONTRO LE RIVOLTE GIOVANILI VIOLENTE. PER UNA NUOVA SCUOLA DAL CUORE ANTICO
    November 2, 2026
Art
  • JETA SHQIPTARE PËRTEJ KUFIJVE TË NJË HISTORIE INDIVIDUALE
    November 11, 2026
  • Ndahet nga jeta balerini dhe koreografi Leandër Veizi
    November 10, 2026
  • HYSNI LEPENICA, KOMANDANT DHE UDHËHEQËS I LUIFTËS ANTIFASHISTE
    November 10, 2026
  • Ruzhdi Gole: HARDHI DIELLORE
    November 10, 2026
  • M. John Harrison wins the Booker Prize 2026
    November 10, 2026
Sport
  • Saimir Kadiu: MARJETA PRONJARI – VAJZA QË FLUTURONTE MBI STEKË
    September 6, 2026
  • Hysa rishkruan historinë e boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare
    August 30, 2026
  • Një partneritet për fitore: ABI Bank bëhet sponsor i ekipit të futbollit Skënderbeu
    August 27, 2026
  • KRISTIAN PRENGA BËRI QË EMRI I SHQIPËRISË TË JEHONTE NË BOTË
    August 3, 2026
  • Before the final: Saluting the 2026 World Cup’s best stories
    July 19, 2026
Politika
  • Çerçiz Loloçi: Nëse kërkohet ndryshimi i madh…
    November 11, 2026
  • SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR MË SHUMË SE NJË NDRYSHIM QEVERIE
    November 11, 2026
  • Frank Shkreli: Muri i Berlinit ra, por muret politike dhe ideologjike midis shqiptarëve vazhdojnë të qëndrojnë
    November 9, 2026
  • PËRTEJ BASHKËJETESËS KULTURORE: A JANË SHQIPTARËT VËRTET TË BARABARTË NË MAL TË ZI?
    November 9, 2026
  • Artan Xh. Duka: Ҫ’ne lidhje me qytetarin!
    November 7, 2026
Dosje
  • 1928/Ura e Zogut mbi lumin Mat — Rrëfimi ekskluziv i Erwin Schnitter, inxhinierit zviceran që drejtoi punimet për ndërtimin e saj
    November 11, 2026
  • In memoriam, prof. dr. Petrit Selenica
    November 11, 2026
  • HYSNI LEPENICA, KOMANDANT DHE UDHËHEQËS I LUIFTËS ANTIFASHISTE
    November 10, 2026
  • Delegatët e Shpalljes së Pavarësisë/Kosova dhe Gjirokastra, më shumë përfaqësues
    November 10, 2026
  • 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë
    November 10, 2026
Kuriozitete
  • Debato me një budalla dhe ai do të të quajë idiot
    October 4, 2026
  • Japonia thyen rekordin, mbi 107 mijë njëqindvjeçarë
    September 18, 2026
  • Një lajm i bukur dhe pak humor/Britanikja feston 117-vjetorin, kuptohet me origjinë të hershme shqiptare
    August 21, 2026
  • Dokumenti/Heshtje varri nga kryeministri hije Pilinci, pas ultimatumit të 6 Majit 2026
    June 19, 2026
  • Paranojaku dhe narcisti, binjakët e dy patologjive
    June 18, 2026
Showbiz
  • Hermes Nikaj: La Nela, një zë i ri i bashkohet muzikës shqiptare!
    September 15, 2026
  • Bashkë për Blair Isufin, bashkë për Kosovën!
    August 22, 2026
  • Lino7 rikthehet me “Ajo” duke sjellë një standard të ri në Muzikën Urbane
    June 18, 2026
  • Shqiptarja që fitoi ‘Miss Amerika’ mahnit publikun me këngën shqipe
    October 24, 2025
  • Hermes Nikaj: Ftesë në studion e stilistes Denisa Marku
    September 21, 2025
Rreth Nesh
Alb-Spirit është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke i dhënë përparësi profesionalizmit si dhe personaliteteve më të spikatura të botes shqiptare dhe jo vetëm. Si një alternativë e re, portali synon të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë.
Kontakt
Editor: Cerciz Loloci Adresa: Rruga Kongresi i Lushnjes, P. 31 Tirane Cel: +355686092910 email: cercizloloci@gmail.com
Kalendar
July 2016
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
« Jun   Aug »
COPYRIGHT 2018. ALL RIGHTS RESERVED