Albspirit

Media/News/Publishing

Katër dokumente që hedhin dritë mbi biografinë e Servantes

Në Spanjë, në mes të kufirit te Moron dhe Seviljes, u gjetën katër dokumente që hedhin dritë të re mbi biografinë misterioze të “babait” të Don Kishotit. I cili, në kundërshtim me atë që është menduar deri më tani nuk ka vuajtur nga varfëria dhe ka pasur një marrëdhënie të ngushtë me Magdalena Enriquez, gruaja e katërt në jetën e tij. Miguel de Servantes-i, gjiganti i letërsisë botërore, është një individ gjysëm i njohur në aspektin e tregimeve personale. “Ati” i Don Kishotit dhe Sanço Pançes nuk njihet shumë. Dihen sjelljet e tij të pahijshme (largohet disa herë nga Spanja për të shmangur dënimet), qëndrimet e tij në Itali (Abruzzo dhe Napoli), vlerat e tij (spikati në betejën e Lepantit), varfëria e tij kinse kronike. Dihen emrat e grave të jetës së tij, bashkëshortja, Catalina de Salazar y Palacios, nga e cila u nda; shoqja e tij, Anna de Rojas, nëna e vajzës së tij Isabella; Jerónima Alarcón, një Seviliane të cilës i dhuroi disa shtëpi më 1589. Por ende nuk janë gjetur eshtrat e tij, në manastirin e Motrave të Trinitetit në Madrid. Tani, megjithatë, në sajë të punës së gjatë dhe të përpiktë të kryer nga një arkivist i fshatit te Cazalla-s (La Pueblas de Cazalla), një fshat andaluzian me më pak se 60 mijë banorë, për Don Migelin dimë diçka më shumë. Ndër dokumentet në disa arkiva të ndryshme kanë dalë në sipërfaqe katër të tillë të pabotuar, mbi punën dhe marrëdhëniet e tij erotike, sentimentale (ose pak a shumë në marrëdhëniet e tij me seksin e kundërt). Përgënjeshtrohet “varfëria” e tij e famshme thellësisht poetike, që na ka bërë të mendojmë deri më sot, se shkrimtari i madh spanjoll është angazhuar për të shkruajtur faqe e faqe të tëra me stomakun bosh, në mjedise të pasigurta dhe madje edhe në dritën e një qiriu të zbehtë. Shikoni edhe gruan e katërt në jetën e tij, një Sevilliane që për profesion bënte biskota, ndoshta një e ve, të cilës Servantesi i dha fuqinë për të marrë në mungesë të tij, pagesën e dhënë për detyrën e furnizuesit të grurit dhe ushqimit për flotën e Filipit të II-të.

Arkivisti

José Cabello, njeriu që zbuloi dorëshkrimet, e gjeti rastesisht te paren, duke kerkuar nëpër gazetat e Noterit te qarkut te kufirit te Moron, vendi i demave dhe i muzikës flamengo. Ka të bëjë me një letër në të cilën Servantes-i, më 5 mars 1593, është akredituar nga autoritetet lokale si komisioner i furnizimit për flotën e Indisë, komanduar nga Don Cristóbal de Barros-o. “Dokumenti është i rëndësishëm sepse shpjegon si Cabello aprovon praninë e Servantesit në (La Puebla) fshat, diçka deri tani e panjohur, dhe për shkak se lidhet me Cristóbal de Barros-on, pronarin e anijeve qe morren pjesë në betejën e Lepantit, dhe me blerjen e galeoneve të Armatës, të destinuara per rrugën e Indise. Dosjet që përmbajnë dokumentin kanë mbërritur deri tek ne vetëm sepse në shekullin e nëntëmbëdhjetë, fshati (La Puebla) kishte urdhërin që të transferonte të gjitha dokumentet noteriale në Moron. Gjatë Luftës Civile, arkivat e fshatit u shkatërruan nga zjarri dhe u ruajt vetëm kontingjenti që u zhvendos për në Moron”. Si rezultat ndodhi zbulimi i tre “Servantin-ëve” të tjerë të pabotuar (Don Migueli qëndroi për dhjetë vjet në provincën e Seviljes, 1587-1597). Marrëdhënia në mes të babait të romanit modern dhe Cristóbal de Barros-os e udhëhoqi direkt kërkuesin në kontejnerin e një mijë thesareve, i quajtur Arkivi Gjeneral i Indisë në Sevilje. Nga deti i madh i materialeve doli akti i Barros-os në nëntor 1593, me të cilin ai vendos një pagë prej 19,200 maravedis Servantesit (është quajtur kështu monedha e vjetër e floririt, më pas e argjendit dhe bakrit, e cila mbeti në përdorim deri në 1848): një shumë e mjaftueshme parash për vetëm dyzet e tetë ditë punës “komisionerinë mbretërore” (nga 21 shkurti deri më 28 prill të 1593).

“Kuzhinierja e Biskotave”

Përsëri, del lajmi (dhe kjo i takon një shkrimi nga protokollet noteriale të Seviljes) të fermës në të cilën Servantes-i ia cakton Magdalena Enriquezit që ta zëvendësojë për mbledhjen e shumave për t’u paguar. “Kuzhinerja e biskotave” kurrë nuk ishte përmendur më parë, aq më pak marrëdhënia konfidenciale me shkrimtarin. Dokumenti, ndër të tjera, është i vetmi nga katër që ka sjellë firmën me shkrim të Servantesit.

Banesa e fundit

Nëse ekzistenca e “gruas të katërt” hedh dritë të mëtejshme mbi historitë personale të shkrimtarit, nga ana tjetër vazhdojnë me një ritëm të ngadaltë, në Madrid, kërkimet e eshtrave të tij. Trinitarianet, murgeshat e manastirit në të cilin punohet për të gjetur ato, dhe kryepeshkopi i kryeqytetit spanjoll kanë dhënë pëlqimin e tyre. Dhe faza e parë e eksplorimit ka prodhuar një hartë të detajuar të manastirit dhe të nëntokës së tij. Por tani u duhet të gërmojnë në dhomën e nëndheshme, duke shqyrtuar skeletet e atyre që, gjatë disa dekadave, u varrosën në guva. Eshtrat e gjetura menjehere do të krahasohen me atë që është e njohur nga anatomia e shkrimtarit, varrosur në Trinitarias në prill të 1616: shenjat e lëndimit në lartesinë e sternumit dhe eshtra e metakarpeve e dorës së majtë, ose plagët e marra gjatë betejës së Lepantit. Dhe në qoftë se ne vazhdojmë të mësojmë në lidhje me Servantes-in vetëm përmes letërsisë? Në fund të fundit, Don Kishoti i Mances, kalorës i pikëlluar, idealist sistematik në një botë të pajisur me burracakë, për autorin e tij thotë gjithçka: Një njeri nuk bëhet tjetër njeri, nëse ai nuk bën më shumë sesa tjetri. /Il Messaggero/bota.al

Please follow and like us: