Albspirit

Media/News/Publishing

Si të fitoni para nga Facebook 

 

 

Facebook ashtu si rrjetet e tjera sociale  përdoret më së shumti për të komunikuar, për të postuar video, komente ose foto.

Por pak e dinë se ai mund të kthehet në një burim të vërtetë të ardhurash. Dhe për ta bërë këtë ju vjen në ndihmë portali ‘laleggepertutti.it’ dhe është e nevojshme të keni një PC ose një smartphone dhe të mos kurseheni të përdorni një profil personal.

Kur ju krijoni një faqe dhe e shpërndani atë tek miqtë tuaj, kolegët dhe të njohurit, numri i pëlqimeve që do të merrni do të rezultojë në një kthim ekonomik.

Hapi i parë është të krijoni një faqe interesante të cilës duhet tí bëni update çdo ditë me postime, foto, video dhe përmbajtje gjithmonë të reja. Kjo do të  bëjë që ndjekësit e faqes tuaj të mos humbin interesin dhe t’íu ndjekin vazhdimisht. Sa më shumë persona, aq më shumë para do të fitoni. Për të siguruar fitimin më të madh ju nevojiten dy instrumenta: Programet e filialit dhe shitjet e drejtpërdrejta në kompani.

Filiali është për të krijuar para me përqindje nga shitjet ose nga preventivët kur flasim për kompani të maëdha në ueb.

Në pak fjalë ajo bëhet vitrinë e një kompanie, duke tërhequr fitimet. Sa më e madhe shoqëria aq më i madh fitimi.

Apple për shembull ofron një përqindje të vogël në blerjet e bëra në iTunes, iBooks dhe App Store. Mjafton të kesh një id Apple dhe një faqe(jo një sajt) në përputhje me direktivat e kompanisë.

Ose ata që duan të bëjnë lekë nga Facebook mund të përfitojnë nga linqet e sponsorizuara nga Amazon.

Një tjetër mënyrë për të fituar para nga rrjeti social i Mark Zuckerberg është të hapni një dyqan online, veçanërisht nëse zotëri një biznes tradicional. Ka plane të pagesave me kosto të përballueshme që u japin të drejtën për të shitur një numër të pakufizuar artikujsh. Disa platforma të tjera ju lejojnë të fitoni në Facebook për çdo klik të marrë nga linqe të përbashkëta.

Edhe videot janë një mënyrë e shkëlqyer për të fituar para në Facebook. Mjafton të regjistroheni në një shërbim të veçantë si “Caos Video”, që përmban qindra filma të ndarë sipas kategorive. Çdo shikim korrespondon me një fitim.

Please follow and like us: