Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet administratori i Levanit dhe 3 punonjës, në kërkim ish-nënkryetari

Arrestohet administrator i Njësisë Administrative Levan në Bashkinë Fier dhe tre punonjës të kësaj njësie.
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit finalizuan operacionin “Premtimi” ku në përfundim të tij bënë të mundur ndalimin e shtetasve:
1. Xheladin Malaj, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Levan, Fier.
2. Shefqet Hyka,
3. Zaim Tafa,
4. Ilia Marku, të tre punonjës të kësaj njësie.
Policia thotë se për shtetasit Xheladin Malaj, Shefqet Hyka dhe Zaim Tafa, Gjykata Fier ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumenteve”.
Ndërsa për shtetasin Ilia Marku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E. B.,  52 vjeç, ish N/Kryetar i Komunës Levan për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
Please follow and like us: