Albspirit

Media/News/Publishing

Blushi sulmon Mesila Dodën: Ngatërrove Massimo Ranierin me Umberto Ranierin! Të pushuan nga puna!

I akuzuar nga PDIU për kopjimin e projektit për referendum nga populli, Ben Blushi e quajti PDIU nga foltorja e Kuvendit “qimja e PD,që sot është bërë fshesa e PS”. Në përgjigje të akuzave që Mesila Doda i ka bërë për vjedhjen e amendamentit, Ben Blushi solli në kujtesë një ngjarje të 17 viteve më parë në Ministrinë e Jashtme.

“Kjo partia që pretendon se i kemi marrë ne ndonjë gjë nuk ka asnjë amendament konkret, që të thotë që presidenti të zgjidhet nga populli. Thanë se kanë një opinion. Pse opinion dhe amendamenti është e njëjta gje? E di si është kjo? Të krahasosh një kodër me malin e Dajtit. Ose është më ndryshe, po jua them. Para ca vitesh, dikush që është në këtë sallë u pushua nga puna për një gafë. Është një gafë artistike. Doli në konferencë për shtyp, se atëherë punonte për Rilindjen dhe tha: Erdhi në Tiranë sekretari Italian Massimo Ranieri, në fakt ai e kiste emrin Umberto Ranieri. Massimo ishte këngëtar. E pra, të krahasosh këtë opinion me amendamentin kushtetues është njësoj si të krahasosh Umberton me Massimon. Umberto është politikan. Massimo është këngëtar Italian. Për këtë arsye dikush këtu u pushua nga puna. Do pushohet prap, natyrisht” u shpreh Blushi.

Pas fjalës së Blushit u ngrit në foltoren e kuvendit Mesila Doda, deputetja e PDIU-së e cila sqaroi se gabimi për emrin e politikanit Italian nuk ishte i saj. Në kundërpërgjigje, Mesila Doda akuzoi Blushin se në të njëjtën periudhë kishte vjedhur prokollin e shtetit dhe e kishte shpërndarë në media.

“Meqënëse ishte afati i Umbertos dhe i Massimos..  Ok po flet për një gjë që ka 17 vjet që ka ndodhur. Nuk ishte e imja në fakt, ishte e departamentit, por po e marr unë përsipër. Por edhe ti duhet të marrësh përsipër që t’i vodhe protokollin e mbledhjes që sekretarja e shtetit Madlin Ollbrajt konsumoi me krye ministrin e asaj kohe, Ilir Meta. Edhe asaj kohe tentove të thoje se e ka marrë Mesila këtë lloj protokolli. Pra historia e vjedhjes është shumë e gjatë”, tha Doda.

Please follow and like us: