Albspirit

Media/News/Publishing

Britania, mesazh për botën: ”Ju kërkojmë falje që Ministri i Jashtëm mban fytyrën e Boris Xhonson”

 

 

E dashur pjesa tjetër e botës
Ju lutem pranoni keqardhjet tona të përulura që fytyra përfaqësuese e Britanisë në skenën globale do të jetë ajo e Boris Johnson.

Këto ishin fjalët e para të një shkrimi në gazetën prestigjozë “The Independent” ku shprehej sesa të turpëruar dhe sa në siklet ndiheshin Britanikët për vendosjen e udhëheqësit të Brexit si Ministër i Jashtëm.

“Ai njoftoi në sekondin e fundit për një marrëveshje tregtare kur vizitoi Kurdistanin e Irakun dhe ka deklaruar publikisht se Afrikanët e kanë buzëqeshjen si shalqi”.

“The Independent” thumbi rëndë ministrin e jashtëm duke përmmendur detaje shumë të pakëndshme në lidhje me personalitetin e tij.

“Ai është një njeri thumbues, pasqyron pamjen ekonomike të Bam-Bam nga Flintstones dhe nuk është i njohur pikërisht për sinqeritetin e tij diplomatik”.

Gazeta nuk lë pa përmendur as lidhet e shumta dhe të dështuara të Xhonson dhe faktin se kur kryetar i bashkisë së Londrës kishte berë një gafë të paharrueshme gjatë një vizite në Gjermani.

Please follow and like us: