Albspirit

Media/News/Publishing

DOKUMENTI/ Edhe PS kundër rolit vendimarrës të monitoruesve ndërkombëtarë

Fotografia e Alb-Spirit.com

Edhe PS është kundër rolit vendimarrës të monitoruesve ndërkombëtarë në procesin e vetingut. Nuk ëshstë një deklaratë në eter por e shkruar në dokumentin më të fundit që është lëshuar nga Komsioni i Reformës që drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Ky dokument ku pasqyrohen të gjitha ndryshimet që priten të bëhen në Kushtetutë shkruan qartësisht se roli i monitoruesve ndërkombëtarë në procesin e vettingut nuk kapërcen atë të vëzhguesit. Sic shihet në faksimilen më lartë vëzhguesve i janë caktuar 4 detyra apo funksione:

-jep rekomandime për avokatin e popullit

-paraqet gjetje, mendime ose prova ne komisionin e Apelimit, kërkon rishikimi nga komisioni

-u jep komisionerëve rekomandime me shkrim

-kanë të drejtë të marrin të gjitha informacionet

Këto informacione janë në faqen 92 të broshurës e cila u shpërnda në Kuvend të enjten e shkuar. Sic shihet më lart edhe komisioni i Xhafajt nuk u njeh vëzhguesve ndërkombëtarë rol ekzekutiv. Ajo që kërkoi PD me propozimin që paraqiti në komision dy ditë më parë ishte pikërisht ruajtja e atij standardi tashmë të kthyer në projekt dokument nga mazhoranca dhe që ishte cenuar nga propozimi hibrid SHBA-BE. Fjalimi i djeshëm i Ramës përballë këtij dokumenti ngjan të jetë propogandë pasi qëndrimi i tij nuk ka asnjë dallim në këtë rast me qëndrimin e opozitës.

Please follow and like us: