Albspirit

Media/News/Publishing

Merkel në “vizitë historike” në Kirgizi


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka takuar presidentin e Kirgizisë, Amazbek Atambaev, në fillim të vizitës dyditëshe në këtë vend të Azisë Qendrore. Në takimin në Bishkek, Atambaev ka thënë se vizita e Merkelit, e para nga një kancelar gjerman, është historike. Merkel ka thënë se Kirgizia është duke zhvilluar demokracinë dhe se një rrugë e tillë do të forcojë marrëdhëniet midis Berlinit dhe Bishkekut. Merkel ka takuar edhe liderë fetarë e etnikë.

Please follow and like us: