Albspirit

Media/News/Publishing

Mero Baze: Koalicioni PS-LSI ra; tani zgjedhje në vjeshtë

Sipas Mero Bazes koalicioni që qeveris tot vendin ka marrë fund. Pas deklaratës së fundit të Ilir Metës dhe njësimit të qëndrimeve të tij me ato të Berishës në vend po prodhohet një kolaicion i ri, ai që qeverisë Shqipërinë në vitet 2009 – 2013.“Prej sot, PS dhe LSI mund të jenë bashkë për ndonjë vend pune, për ndonjë plan investimesh, për ndarje buxhetesh dhe beteja lokale, por nuk janë bashkë për objektivin madhor të koalicionit, dhe si i tillë koalicioni politik ka marrë fund. Ai mund të shtyhet përkohësisht si koalicion numerik, por jo politik. PS dhe LSI janë sot si Cameroni dhe konservatorët radikalë që udhëhoqën fushatën kundër BE dhe detyruan kryeministrin të ikte” shkruan Baze në editorianin e tij tek Tema, duke theksuar se objektivi kryesor integrimi i vendit në BE tashmë ka rënë. Sipas tij tanimë Ramës i mbetet vetëm një rrugë: zgjedhjet. “Nga ana tjetër, duket se kryeminstri Edi Rama ka dalë tërësisht jashtë loje, duke deklaruar zyrtarisht se tani negociatat duhet të zhvillohen mes SHBA-BE e PD dhe ai pranon gjithçka, duke kaluar në pozitat e pakicës. Socialistët duhet të testojnë votat pro reformës në Kuvend dhe me atë koalicion duhet të shkojnë drejt zgjedhjeve të reja” thotë ai duke paralajmëruar shkuarjen drejt kutive të votimit në vjeshtë.

Please follow and like us: