Albspirit

Media/News/Publishing

Vladimir Kosta përmendi fjalën “jevg”, reagon Lëvizja Rinore Egjyptiane&Rome

 
Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome reagoi pas deklaratave të deputetit Vladimir Kosta i cili në letrën e tij drejtuar Edi Ramës shkruante: “Kam investuar mund, djersë dhe para për partinë socialiste, Berat, Poliçan në 2009, Për një kërkesë tënden i pagova 110 mijë euro televizionit të atij jevgut të Beratit”. “Pse gjithmone politikanet tane shfryhen duke ofenduar nje komunitet, qe per cudi gjithnje eshte po i njejti komunitet “jevgjit”?, pyet ky komunitet. Në një deklaratë të këtij komuniteti thuhet: “Me cfare profesionalizmi dhe mediat online vazhdojne dhe bejne te njejtin gabim, prodhojne lajmin me sharjen qe ai palaco deputet i ben nje grupi shoqeror. Si mundet ky servil “llapist” i dikurshem i shefit te tij gjen kurajon dhe ofendon njerez, te cilet jane mesuar te jetojne pa lepire shefat per te mbijetuar ? Si mundet ky “Perfaqesues” qe merr rrogen nga taksat e ketyre njerezve qe dinjitetin e vleresojne me shume se ai guxon dhe i ofendon? Z. Kosta kerko ndjese publike ashtu sic beri dhe z Blushi, ne rast te kundert do ndjekim rrugen ligjore”, thuhet në reagim.
Please follow and like us: