Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjedhje të parakohshme, Rama diskuton “Planin C” me Majkon?

Pas mbërritjes në sallën e Kuvendit kryeministri Rama është ulur pranë Pandeli Majkos me të cilin ka biseduar për disa minuta. Nuk dihet çështja që sëhtë diskutuar mes tyre, por biseda e shkurtër është zhvilluar pak pas deklaratave të Petrit Vasilit se LSI-ja do të votojë vetëm një reformë në drejtësi me konsensusin e PD-së. Pandeli Majko disa herë ka folur për zgjedhje të parakohshme në rast se dështon reforma në drejtësi. A mos ndoshta edhe Rama ka diskutuar pikërisht këtë plan me ish-kryeministrin socialist?

Please follow and like us: