Albspirit

Media/News/Publishing

Granit Xhaka magjeps Vengerin që në debutim

Duhen edhe pak ditë që Granit Xhaka të zhvillojë ndeshjen e parë zyrtare me fanelën e Arsenalit, por futbollisti ka treguar në miqësoren e zhvilluar me yjet e ligës amerikane të futbollit se i meriton paratë e shpenzuara nga “Topçinjtë” për blerjen e tij.

Xhaka u aktivizua për 45 minuta në miqësoren në fjalë, ku shkëlqeu me pasimet e dhëna dhe goditjet e rrezikshme në drejtim të portës. Sa për pasimet, sipas statistikave të publikuara nga vetë Arsenali, ai pati një saktësi mbresëlënëse prej 94.1 përqind të tyre, një përqindje tepër e lartë duke patur parasysh faktin që bëhej fjalë për një takim miqësor.

“Xhaka luajti mirë. Pasoi saktë dhe taktikisht e teknikisht u përshtat mirë me skuadrën. Si ndeshja e tij e parë, jam i inkurajuar nga kjo paraqitje”, deklaroi në fund të takimit, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger.

Xhaka u transferua nga Borusia Munchengladbach drejt Londrës për 40 milionë euro.

Please follow and like us: