Albspirit

Media/News/Publishing

Bebe Rexha do të jetë prezantuese e eventit gjigand MTV VMA 2016

Një lajm i mrekullueshëm këtë herë vjen nga këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, e cila do të jetë prezantuese e një prej eventeve më të rendësishme të muzikës në botë “MTV Music Video Awards 2016”, një event i cili vlerëson videot më të mira muzikore të këngëtarëve më në zë të vitit. Eventi muzikor i cili do të ketë me miliona shikues ashtu sikurse çdo vit tjetër, do të mbahet më 28 Gusht në New York City, dhe për herë të parë prezantohet nga një shqiptare, Bebe Rexha. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në llogaritë e saj sociale, duke thënë se ëndrra e saj po bëhet realitet!

Please follow and like us: