Albspirit

Media/News/Publishing

PËRDORIMET E LIMONIT!

 Përdorimet e pabesueshme të limonit!

Limonat përdoren si bazë për gatime të shumta në kuzhinë, por më së shumti njihet për prodhimin e limonadës dhe pijeve të tjera me bazë limoni.

– Një limon mesatar përmban rreth 3 lugë lëng. Duke i lënë limonat të arrijnë temperaturën e dhomës kemi mundësi të nxjerrim më lehtë lëngun e tij.

– Peshqit njomen në lëng limoni për t’iu neutralizuar aromën. Acidet neutralizojnë aminet e peshkut duke i shëndrruar ato në kripa amine të pa avullueshme.

– Lëngu i limonit i pastër apo i kombinuar me përbërës të tjerë përdoret për njomjen e mishit para përgatitjes. Acidi i cili gjendet në lëng hidrolozon pjesërisht fibrat e kolagjenit të fortë të mishit (e bën më të shijshëm për konsumim), megjithatë lëngu nuk ka asnjë efekt antibiotik.

– Vetëm limonat, apo të kombinuara me portokaj, mund të përdoren për prodhimin e marmalatës.

Limoni është i pasur me karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, fat, proteina, përmban sasi të lartë të vitaminës C, si dhe  B1, B2, B3, B5, B6, B9, D, E, K, kalcium, hekur, magnez, zink.

Përmirëson aktivitetin e trurit, lufton stresin, depresionin, ankthin dhe shton përqëndrimin.

Limoni përmban 22 lëndë që luftojnë tumoret dhe  parandalojnë  zhvillimin e qelizave kancerore në trup.

Lufton infeksionet, sëmundjet që ndodhin për shkak të ftohtit, infeksionet e fytit, kollën, etj.

Limoni është aktivizues i mrekullueshëm i mëlçisë. Një gotë me limonadë para ngrënies mëngjes bën mrekulli në trupin tuaj.

Rregullon nivelin e sheqerit në gjak, redukton yndyrat,  nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve.

Largon dhimbjen e dhëmbëve dhe infeksionet e mishrave të dhëmbëve. Para larjes së dhëmbëve shtoni mbi pastën e dhëmbëve disa pika limoni.

Ndalon rënien e flokut, forcon rrënjën, largon problemet e flokut me yndyrë.

Kujdes: Gjithmonë duhet të mos e teproni me përdorimin e tij pasi aciditeti që ai përmbën mund të gëryejë lëkurën ose t’ju shkaktojë probleme në organizëm.

Please follow and like us: