Albspirit

Media/News/Publishing

Roland BEJKO: Një “bravo” të madhe për Voltana Ademin

 

 

Qëndrimi juaj Voltanë isht dinjitoz, i djathtë, i pakompromis me antiligjin, anarkinë, diktatin personal, pseudomaskilistetin e një anormali.
Dje, Ju e keni hedhur nokdaun në shkallët e stadiumit, me një goditje të ftohtë poshtë nofullës autoritetin allamusolinian të një skizofreni si Ai.
Debati juaj i djeshëm në një vend të lirë perëndimor do ishte tema e ditës e analistëve, mediave, opinionit publik, intelektualëve dhe pse jo, akademikëve.
Debati juaj i djeshëm e nxori faqe botës fytyrën e vërtetë të shtetit real autoritarist që ka instaluar Edi Rama. Kurajua dhe qetësia juaj nën dritat e sapondezura të prozhektorëve të një investimi me probleme, na njohu me një problem shumë më të madh, me përmasa dramatike siç është ai i dhunimit të pushtetit vendor nga pushteti qendror duke instrumentalizuar vetë pushtetin kushtetues për kënaqësi personale. ( ta që e njohin herët thonë se i ka kompleks femrat e pushtetshme dhe sa herë që Ai debaton me to, i duket ende sikur është ulur me dorën mes shalëve të tij si atëherë brenda bunkerit para shkollës 8-vjeçare ku shkruante tregimin “Ina, Ina, hiqi brekët”, dhe sikur dje të mos ishin para kamerave, nga sytë e shqyer e të zgurdulluar, përnjëmend u duk se Voltanën që e kundërshtonte qetë do ta kish fluturuar nga shkallët e stadiumit në fushën e gjelbër).
Dhe ata që heshtin Voltanë, heshtin jo se nuk kuptojnë çfarë ndodh, por sepse kanë frikë prej tij. Si frika që patën të gjithë kur Enver Hoxha instaloi diktaturën e tij komuniste, pra si atëherë dhe tani, heshtja njësoj.(?!)
Në një vend perëndimor kryeministri nuk do guxonte ti thoshte kryetarit të bashkisë “do të jap zero fonde”. Nëse nuk do kish dhënë menjëherë dorëheqjen pas lajthitjes, do hiqej zvarrë nga qytetarët. Fondet nuk ja ka lënë trashëgim Kristaqi me Anetën, ato janë mundi dhe djersa e qytetarëve shkodranë dhe gjithë Shqipërisë të paguara në formë taksash ndaj qeverisë që kjo e fundit të bëjë më tej thjesht detyrën e saj, rishpërndarjen e tyre të drejtë dhe në përputhje me kriteret e formulën përkatëse të vlerësimit si; numri i popullsisë, zhvillimi ekonomik, varfëria, kohezioni social etj.
Ftoj për të reaguar fuqishëm shoqatën e pushtetit vendor me një letër drejtuar opinionit publik, trupit diplomatik, Brukselit, Autoritetit të Autonomisë Vendore etj.
Ftoj të reagojë fuqishëm gjithashtu Departamenti i Pushteti Vendor pranë PD.
Ftoj të reagojnë fuqishëm të gjithë ata qytetarë që e quajnë të padrejtë dhe fashist qëndrimin e të ashtuquajturit kryeministër.
Shprehja, “O zot, shpëtoje Shkodrën” (dhe gjithë Shqipërinë), merr vlerë e thënë jo nga Ai, por për Atë.
Pra, “O zot shpëtoje Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë prej skizofrenisë së Edi Ramës paqësisht, pa dëme në njerëz”.
Bravo Voltana Ademi, jemi krah teje!

SHËNIM: Ja pse Voltana Ademi kish të drejtë në debatin e saj: Bashkisë Shkodër i janë akorduar 0,8 % të totalit të fondeve, ka marrë 20 herë më pak se Tirana, ka marrë më pak se Vora, Kolonja, Malësi e Madhe, Maliq, ose sa Finiqi, Ura Vajgurore, Belsh etj.
Dhe në shqip ky quhet diskriminim, racizëm. Krim!

Please follow and like us: