Albspirit

Media/News/Publishing

SKANDAL: Ministri i BDI-së kërcënon me vdekje pronarin e portalit TetovaSot

SKANDAL: Ministri i BDI-së kërcënon me vdekje pronarin e portalit TetovaSot

Ministri i Ekologjisë i Maqedonisë Bashkim Ahmeti, kuadër i Bashkimit Demokratik për Integrim, sot ka kërcënuar me vdekje pronarin e portalit TetovaSot Rami Mislimin. Kërcënimi ka ardhur me anë të telefonit rreth orës 15.30 ku ministri Ahmeti ka kërcënuar me vdekje dhe ka sharë gazetarin për gruan dhe familjen, njofton portali.

Rasti është paraqitur në OSBE-Tetovë, në  policinë e Tetovës si dhe do t’ju dërgohet gjithë ambasadave të huaje në vend shoqatës së gazetarëve si dhe organizatave tjera.

Biseda e kërcënimit të ministrit ndaj gazetarit do t’u dërgohet organeve kompetente në formë të shkruar dhe audio, njofton TetovaSot.

Please follow and like us: