Albspirit

Media/News/Publishing

CNN shpërndan deklaratën e Nënë Terezës: Me gjak jam shqiptare

CNN shpërndan deklaratën e Nënë Terezës: Me gjak jam shqiptare

Televizoni amerikan,CNN, është duke i kushtuar vëmendje shenjtërimit të Nënë Terezës, duke transmetuar storie të ndryshme, rreth punës së saj, për të ndihmuar të varfërit në Kalkuta të Indisë.

Kështu, CNN, në faqen e internetit duke njoftuar për shenjtërimin e saj, të dielën, e ardhshme në Vatikan, ka dhënë edhe  biografinë e saj, duke u bazuar në fjalët e Nënë Terezës, e cila ka përmendur origjinën shqiptare.

“Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit”

Please follow and like us: