Albspirit

Media/News/Publishing

RENEA kap vrasësin e efektivit të FNSH

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=BJlfYaRZSzc?feature=oembed]

Pas tre orë e gjysmë luftë me David Qosen, forcat e RENEA-s kanë mundur ta arrestojnë. Bëhet fjalë për vrasësin e efektivit të FNSH-së në Torovicë të Lezhës.

lezhe ok 2

Fillimisht është marrë njoftim se në Torovicë, Qosja po qëllonte me armë zjarri automatik, në ajër. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore të Drejtorisë Vendore Lezhë dhe FNSH-së, për menaxhimin e situatës.

lezhe ok 1

30-vjeçari njihet në zonë si person me probleme mendore, por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumente nga Spitali.

Pas ndërhyrjes së policisë, ai ka drejtuar armën edhe ndaj tyre. Plumbat kanë goditur efektivin Ardian Kodra, 50 vjeç, me banim në Shkodër. Ky i fundit humbi jetën rrugës për në spital.

Please follow and like us: