Albspirit

Media/News/Publishing

Injoranca dhe lumi i universit

Image result for thinking positive

Ligji i shkak-pasojës është i papërcaktuar. Kjo është arsyeja pse mund të shikojmë shumë njerëz, të cilët janë parimisht të mirë që kanë kaq shumë probleme dhe fatkeqësi në jetët e tyre. Diku në jetën e tyre këto persona kanë keqpërdorur ose e kanë keqkuptuar këtë ligj. Kjo nuk do të thotë që secili prej tyre është i keq ose është një person i padëshiruar. Do të thotë që nga injoranca ose nga keqkuptimi, ky person e ka keqpërdorur ligjin. Kjo mund të zbatohet në një ligj natyral. Psh, aerodinamika ose graviteti nuk do të të vrasë ty, por një keqkuptim i funksionit të tij do ta bëjë, edhe nëse je një person i këndshëm, i dashur dhe pozitiv. Universi është si një lumë. Lumi rrjedh dhe nuk i intereson nëse ti je i lumtur apo i mërzitur, i mirë apo i keq; ai thjesht vazhdon të rrjedhë. Disa njerëz zbresin në lumë dhe qajnë. Disa të tjerë shkojnë në lumë dhe janë të lumtur, por lumit kjo nuk i intereson: ai vazhdon të rrjedhë. Ne mund ta përdorim dhe shijojmë atë ose mund të hidhemi brenda tij dhe të mbytemi dhe ai përsëri vazhdon rrjedh. Kështu është edhe me Universin, i cili mund të na mbështetë ose mund të na shkatërrojë. Është interpretimi ynë dhe përdorimi i ligjeve që përcaktojnë efektet dhe rezultatet tona. Ne mund të marrim vetëm atë çfarë mendja jonë është e aftë të pranojë; mund të shkojmë në lumin e jetës me një lugë çaji, dikush tjetër mund të shkojë me një filxhan dhe dikush tjetër mund të shkojë me një kovë. Por bollëku i lumit është gjithmonë aty dhe pret. Nën-ndërgjegjia jonë, idetë tona ose korniza jonë e referimit dhe sistemi ynë i besimeve përcaktojnë nëse ne shkojmë tek lumi i jetës me lugë çaji, me filxhan apo me kovë. Nëse jemi të rrënuar në mendimet tona dhe kemi shkuar te lumi i jetës me vetëm një lugë çaji, mund të mallkojmë atë pak që kemi në lugën tonë. Atëhere do të mallkosh të tjerët që kanë më shumë se ti. Por kujto: Çfarë ne marrim nga lumi i jetës varet nga ne. I vetmi kufizim është në mendjen tonë. E vërteta është se ne mund të kemi çdo gjë që dëshirojmë nëse heqim dorë nga besimi që nuk mund ta kemi atë. Është shumë e thjeshtë.

Please follow and like us: