Albspirit

Media/News/Publishing

Vetëpranimi është i mundshëm

Image result for thinking positive

Ne dëgjojmë kaq shumë për vetëpranimin nga njerëzit, të cilët studiojnë për të mësuar metoda të rritjes personale. Çfarë është vetëpranimi? A do të thotë kjo  të pranosh dobësitë ose zakonet e tua negative dhe të mos bësh asgjë për to? A do të thotë kjo të pranosh sjelljen tënde dhe stilin e jetës dhe të mos bësh asgjë për t’i ndryshuar dhe përmirësuar? Kjo mund të jetë një mënyrë e lehtë për t’iu dorëzuar dembelizmit dhe për të patur justifikime të mira që po e lë çdo gjë ashtu siç është. Ky lloj vetëpranimi mund të të bëjë të ndjehesh pak më mirë dhe të lehtësojnë ndjenjën e fajit, por nuk kontribuon në progresin e vërtetë dhe përmirësimin. Termi vetëpranim duket se nuk është i mirëshpjeguar dhe i mirëkuptuar. Të pranosh veten ashtu siç je është vetëm hapi i parë. Ai të ndihmon të kuptosh cilësitë e tua të mira dhe ato jo aq të mira dhe mund të pakësojë mungesën e vetvlerësimit, të kënaqësisë dhe ndjenjën e palumturisë. Vetëpranim nuk do të thotë që ti e pranon atë çfarë je dhe nuk bën asgjë për të ndryshuar dhe për t’u përmirësuar. Nuk do të thotë të pranosh fatin tënd dhe jetën ashtu si janë. Të bëhesh i vetëdijshëm dhe të njohësh sjelljen tënde, zakonet dhe personalitetin tend dhe të mos kesh frikë ta shikosh veten ashtu siç je, është hapi i parë drejt vetpranimit. Kur e pranon veten ashtu siç je, ti e vendos veten tënde në një pozicion më të mirë për të filluar përmirësimin e vetes. Nuk ka justifikim për të thënë “kjo është ajo çka unë jam; unë e pranoj veten time siç jam; pranoj karakterin tim, defektet e mia dhe fatin tim, kështu siç janë; nuk mund të bëj asgjë për këtë”. Njohja e vetes të jep ty mundësinë të shohësh çfarë mund të bësh për të përmirësuar veten dhe jetën tënde. Përmirësimi kërkon që ti të kuptosh dhe të njohësh karakterin dhe zakonet e tua, të ndalosh së krahasuari veten dhe arritjet me të tjerët dhe të njohësh aftësitë e tua ose mungesën e tyre. Kjo do të sjellë një lloj paqeje të brendshme, ndriçim dhe lumturi, si psh të çlirohesh nga një ngarkesë e madhe. Ky është hapi i parë drejt vetëpranimit. Të njohësh zakonet e tua të mira dhe të këqija dhe veçoritë e karakterit mund të lehtësojë ndjenjat e pakënaqësisë, inatit, fyerjes, por ky nuk është një justifikim për të qëndruar ashtu siç je, ky është vetëm hapi i parë.

Please follow and like us: