Albspirit

Media/News/Publishing

‘Financial Times’ për koleksionin e fotove Marubi: Dëshmi e pasurisë kulturore të Shqipërisë

http-%2F%2Fcom.ft.imagepublish.prod.s3.amazonaws

Koleksioni i fotove Marubi, si fryt i tre brezave të fotografëve shqiptarë ka marë vëmendjen e gazetës prestigjoze “Finacial Times”.

Në një artikull të posaçëm, gazeta e cilëson koleksionin e fotove Marubi si dëshmi të historisë së pasur kulturore dhe poltike të Shqipërisë.

Ja çfarë shkruan “FT”:

Ky imazh që shihni (foto kryesore, Kel Marubi dhe gruaja e tij), është pjesë e një koleksioni që përbëhet nga më shumë se 150.00 negative xhami- fryte të tre brezave të fotografëve shqiptarë.

Në 1850, italiani Petro Marubi  i iku pushtimit të perandorisë Austro-Hungareze dhe emigroi në Shkodër të Shqipërisë ku themeloi biznesin e tij: Studion Marubi të fotove.

Teksa kërkesa për portrete rritej bashkë me biznesin e tij, ai punësoi një asistent, Kel Kodhelin.

Pas vdekjes së Marubit, Kodheli e ndryshoi emrin e tij në Kel Marubiand dhe mori përsipër studion, duke  e lënë në trashëgimi të djalit të tij, Gegës.

Koleksioni i fotove Marubi si disa nga shembujt më të hershëm të fotografisë shqiptare, dëshmon për historinë e pasur kulturore dhe politike të vendit, nga Perandoria Osmane deri të regjimi komunist.

Please follow and like us: