Albspirit

Media/News/Publishing

Park nudistësh, Parisi miraton projekt-idenë

nudooo

Parisi mund të ndërtojë një park për nudistët jo më larg se verën e ardhshme, që më shumë mundësi do të jetë i pari i këtij lloji në një kryeqytet, në vendin që është top destinacion botëror për ata që duan të kalojnë kohën e lirë të zhveshur.

Ligjvënësit e Parisit votuan dje në mbrëmje që ta aprovojnë këtë propozim të ekologjistëve për të ndërtuar këtë park, në njërën nga dy zonat më malore në skaj të qytetit, transmeton Express.

Nudizmi është duke u zhvilluar dhe Parisi deri më tani nuk ka ndonjë vend për ta praktikuar atë, ka thënë kështu David Beliard, bashkëudhëheqës i grupit të ekologjisë në këshillin e qytetit.

Ai shtoi se 2 milionë francezë e praktikojnë nudizmin, i cili është i mundur vetem në disa qytete evropiane, përfshirë në Barcelonë, Berlin dhe Munih.

Me më shumë se 100 plazhe nudistë dhe kampe të shumta pushimi, Franca është destinacioni numër një në botë për nudistët, sipas Bruno Julliard, zëvendës kryetar i Parisit

Please follow and like us: