Albspirit

Media/News/Publishing

Histori spuinazhi: kabllogramat, bankierët dhe koha kur Hillary Clinton e bëri të qajë Berluskonin

Silvio Berlusconi nisi të qajë kur Hillary Clinton e mori në telefon për të kërkuar ndjesë për gjykimet e saj ofenduese në drejtim të tij, të cilat ishin publikuar më parë në kabllogramat diplomatike amerikane të nxjerra në vitin 2010 nga Wikileaks. Një gjë të tillë, të paktën, u ka treguar ish-sekretarja e Shtetit një grupi bankierësh, duke u tallur me ish-kryeministrin italian, e kjo sipas email-eve të fundit personale të nxjerra edhe kësaj here nga organizata e Julian Assange.

Më 29 tetor 2013, Hillary kishte marrë pjesë në një konferencë të organizuar në Arizonë nga Goldman Sachs. Bëhet fjalë për një nga debatet e famshme me pagesë, që deri më tani ishte refuzuar në mënyrë kategorike të publikohej. Shefi Ekzekutiv i bankës së investimeve, Lloyd Blankfein, e kishte intervistuar atë dhe e kishte pyetur: “Supozojmë, në mënyrë hipotetike, se një vend ka qenë duke spiunuar një vend tjetër. Çfarë do të bënit për të ristartuar marrëdhëniet?”

Pyetja në të vërtetë, nuk ishte fare hipotetike, pasi bëhej fjalë ekzaktësisht për atë që kishte ndodhur në realitet, e që më pas u pohua edhe zyrtarisht për shkak të kabllogramave të shpërndara nga Wikileaks. Clinton, në atë kohë ishte përgjigjur në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, e më poshtë vjen transkriptimi i asaj bisede:

Clinton: Dakord. Kjo është e gjitha jozyrtare apo jo? Nuk duhet të flisni as me gratë tuaja, nëse ato nuk janë këtu.

 Blankfein: Dakord.

 Clinton: Okej. Isha sekretare e Shtetit kur ndodhi Wikileaks. E mbani mend si rrodhën ngjarjet, dolën në shesh me mijëra dokumente dhe unë duhet të bëja një xhiro me ndjesa e justifikime. Kisha një xhaketë sikur të ishte turi i një ylli rroku: Turi i Ndjesave të Clinton. Duhet të flisja e të kërkoja falje me gjithkënd që ishte përshkruar në kabllograma në mënyrë të tillë që nuk quhej e sjellshme. Ishte shumë e dhimbshme. Liderë që do të mbeten anonimë, që ishin karakterizuar si vanitozë, egotist apo të etur për pushtet.

 Blankfein: Sigurisht.

 Clinton: Të korruptuar. Dhe ne e denim se ata ishin kështu, kjo nuk ishte trillim. Por, unë duhej gjithsesi të thoja se, ambasadorët tanë, ndonjëherë e lënë veten të përfshihen dhe dëshirojnë të gjithë të jenë të pranishëm me komente. Çfarë mund të thoja. Kam dëgjuar burra të rritur që qanin. Fjalë për fjalë kështu, po them.

 Në këtë pikë të transkriptimit, kuptohet se Hillary nis të flasë me theks italian dhe shton: “Unë jam një mik i Amerikës, e ti thua gjëra të tilla për mua”.

Blankfein: Ky është një theks italian.  

 Clinton: Kini pak ndjesi humori.

 Blakfein: Dhe pasi ti ke thënë, Silvio… (te qeshura në sallë)

Kështu, Hillary jo vetëm që u kishte pohuar bankierëve të Goldman Sachs që Berlusconi kishte nisur të qante, kur ajo e kishte marrë të fliste me të për të kërkuar ndjesë për ofendimet në raportet diplomatike, por madje edhe e kishte tallur. Në ato dokumente, ish-kryeministri italian përshkruhej si “i paaftë, vanitoz dhe aspak efikas si lider modern”. Raportet nënvizonin se “ka një pasion për t’u zbavitur në mënyrë të rëndë” dhe theksonin edhe dyshimet se ishte duke “marrë përfitime të mëdha personale” nga marrëdhëniet e tij me liderin rus, Vladimir Putin. Clinton ishte e detyruar të kërkonte falje, por më pas e kishte tallurb Berlusconin në public për shkak se kishte nisur të ajë, por edhe sepse ajo besonte se ofendimet e përfshira në kabllogramat diplomatike ishin të justifikuara.

Përgatiti: Juli Prifti 

Please follow and like us: