Albspirit

Media/News/Publishing

Brikena Bogdo: Lufta e Tretë Botërore?

Bota, aktualisht, është në një udhëkryq, ku rrezikojmë tëgjithë një Luftë të Tretë Botërore. Luftrat, historikisht, kanëpatur një nxites të padukshëm dhe një pretekst të dukshëm. Po kjo luftë çfarë nxitësi dhe preteksti ka?

Dy profetë Shën Kozmai i Etolisë (që jetoi në kohën e Ali Pashës dhe ngriti manastirin në Kolkondas, për nderin e tij) dhe Shën Paisi (ndërrroi jetë, në vitin 1994) kanë parashikuar Luftën e Tretë Botërore. Profecia thotë, se në këtë luftë, do të jetë sërish në një përballje, Rusia me TurqinëSynimi i Rusisë, sipas këtyre profetëve, është zhbërja e Turqisë, brenda pak ditëve. Këto profeci, kanë një bazë reale, sot? Çfarë elemente konflikti kanë parë profetët, midis dy vendeve? Erdogani kërkon ringritjen e Khalifatit, (shfuqizuar nga Ataturku, në vitin 1924), influencën turke në vendet e Lindjes, si kreun e muslimanizmit. Kjo, sigurisht bie ndesh me Patriarkanën ortodokse ruse, e cilpo tenton të njëjtëpolitikë, zgjerimin e influencës, përtej territoreve shtetërorëLufta Ruso  Turke (1878)solli humbjen e Perandorisë Otomane dhe marrjen e tokave të pushtuara prej saj. Po të kthehemi në memorjen historike, Krimea ka qenë pjesë e perandorisë OtomaneKrimea, mbase është ende ëndërr e synueshme edhe nga Turqia, sot? Mbase pretendimi për Krimenë, mund të jetë një thëngjill ende i ndezur, i pretendimeve të vjetra turke, krahas atyre ruse? AktualishtErdogani është konsideruar si zgjidhësi i konfliktit dhe krizës, duke u faktorizuar në ngushticën e Bosforit, si rrugë kalimi mes Lindjes dhe Perëndimit. Mbase për të goditur Perëndimin, Rusisë do t’i duhet të heqë barrierën e Turqisë, duke e goditur atë?

Kisha ortodokse ruse ka hartuar një dokument politiko-ideologjik në këshillin botëror të popullatës ruse, që njeh pushtimin e Ukrainës, nga Rusia si një luftë të shenjtë dhe njëfazë të re në luftën pëçlirim kombëtar, kundër regjimit kriminal të Kievit dhe Perëndimit. Dokumenti konfirmon gjithashtu autoritetin ekskluziv të kishës mbi Ukrainën moderne. Vazhdohet të përshkruhet koncepti i botës ruse, si më i gjerë se kufijtë shtetërorë, të federatës aktuale ruse, dhe të Rusisë së madhe historike.

Kisha ortodokse ruse pretendon se objektivi parësor, i politikës së jashtme, duhet të jetë ribashkimi i popullit rus. Duke mbajtur njëkohësisht vendin, si lideri qëndror i një bote multipolare. Dokumenti diskuton të ashtuquajturën doktrinë të trinitetit, që gabimisht pretendon, se kombi rus përbëhet nga nëngrupe etnike ruse, bjelloruse dhe ukrainase. Ajo që i bashkon është pikërisht besimi ortodoks

Patriarku Kirill dhe kisha e tij kanë luajtur një rol qëndror në sigurimin e mbështetjes ushtarake dhe për përhapjen e influencës ruse jashtë (zgjerim influencash). Moska konfirmon të bëjë një luftë, jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe Perëndimit kolektiv. Këtë e bën për dy qëllime, së pari propaganda e Kremlinit pretendon, se një konflikt më i gjerë, për rrjedhojë zgjeron staturën si fuqi e madhe dhe së dyti për të krijuaçarje brenda botës  perëndimore. Pra feja dhe territorialiteti janë parë që në kohën e luftrave fetare, por edhe sot një entitet i vetëm. Feja, në kohët antike ishte zgjeruesja e territoreve, në emër të krishtërimit dhe përhapjes së fesë së krishtere, sot është rojtarja e fortë e territoreve, po në emër të kristianizmit. Më saktë, përdoret ndjeshmëria e fesë për të zgjeruar, apo mbrojtur territore. Kristianizmi është një nga argumentet e fortë, që përdor Putin. Ai dënon Perëndiminsepse mohon principet morale dhe të gjitha identitetet tradicionale dhe paraqet Rusinë, si rojtare të vlerave kristiane, që përbëjnë themelet e qytetërimit Perëndimor. Por Patriarku Kirill shkon përtej dhe zbulon që lufta e Moskëështë metafizike, kundër një rregulli  ndërkombëtar, amoral dhe tiran.

Në vitin 2000, Putin përfshin konceptin e ri, të sigurisë kombëtare ruse, që përfshinte edhe një doktrinë të ndarë të sigurisë shpirtërore. Në dokument konfirmohet që duhet të ruhej siguria ruse, që synon mbrojtje të pasurisë historike, shpirtërore, kulturore, etnike ruse.  

E para këto shkatërrime të pasurisë historike, shpirtërore, kultorore etnike, i filloi pikërisht komunizmi, në emër të internacionalizmit proletar. Rusia implementuesja ekomunizmit, shkaktoi pikërisht shkatërrimin  e traditëselitës, kulturës. Sot, del në mbrojtje të këtyre vlerave, duke u bërë e pabesueshme. E dyta që është më e rëndësishmja, nuk mundet që të mbrosh vlera historike, morale, etnike nëpërmjet një lufte botërore. Kjo, më shumë, tingëllon një përpjekje përsëri për globalizëm, por me një pol tjetër kryesor dhe dominantRusinë, që për këto qëllime globaliste, po përdorur fenë. Ky koncept i vitit 2000, bashkë me të tjerë të mëvonshëm, ilustrojnë mungesën e ndarjes mes kishës dhe shtetit, në rastin konkret një bashkëpunim, që po rrzikon një Luftë të Tretë Botërore. Së bashku po projektojnë fuqinë e influencës ruse jashtë, për të realizuar dëshirat megallomane të Putinit.

Kisha ortodokse ruse ka punuar palodhshëm, për të minuar përpjekjet e qeverive ukrainase, për të mbrojtur identitetin kombëtar dhe kulturor të vendit, ndryshe nga ai i Rusisë. Kisha ukrainase u nda nga ajo ruse, në vitin 2018, pas aneksimit të Krimesë, nga Rusia. Kisha ruse ka tentuar të minojë integrimin e Ukrainës në Europë, duke denoncuar revolucionin portokalli, në vitin 2004.

Moska dyshon dhe ka frikë se humbja e Kievit, që paraqet themelet e civilizmit rus, në mendjet e elitës ruse, do të ndiqet nga ndarja e të krishterëve ortodoksë dhe nga fundi i botës ruse (ndarja e kishave, ruse me ato ukrainase e favorizon pikërisht këtë). Prandaj sot, analistët kanë arritur në konkluzionin, që kisha ruse është themelore në këtë luftë, që po merr ngjyrim fetar, që nga koha e përhapjes së krishtërimit, por tashmë me kah të kundërt nga lindja, në perëndim (dikur nga perëndimi, në lindje. Pra tingëllon revansh fetar, kah lindje-perëndimi). Një nga parashikimet e Nostardamusit është pikërisht, që në vitin 2028 vendet e Lindjes, do të sulmonin vendet perëndimore. Kremlini kërkon së pari statusin e Fuqisë së Madhe, së dyti çrrënjosjen e influencës perëndimore dhe së treti të trondisë rendin botëror.  

Për 50 vjet të dominimit komunist në vendet e EuropëLindore, kisha u pa me dyshime dhe iu luftua influenca dhe roli i saj në këto vende. Sot ka ndryshuar taktikë, po përdoret pikërisht feja, nga Putin si suport i një goditje brenda trinitetit për të zgjeuar territore ruse dhe goditje të perëndimit, për dominim rus. Priftërinjtë ortodoks rus, po shenjtërojnë  shumë krime e masakra, ndaj ukrainasve. Modeli shqiptar është ekstremi tjetër, që nisi me ndryshimin e fesë. Me rënien përfundimtare të Perandorisë Turke tokat shqiptare, u konsoderuan toka turke pa ZOT, toka për t’u shqyer. Copat e Shqpiërisë iu jepeshin ortodoksisë grekemalazese dhe serbe.

Por komunizmi realizoi eksperimentin më të egër, zhbërjen e besimit fetar, shkatërrimin e kishave dhe xhamive. Mbi një popull me drama mbijetese, mund të kryesh shumë eksperimente. Komunizmi në Shqipëri si forma më e egër e eksperimentit njerëzor, mbi një popull të tërë, synoi, punoi dhe realizoi, zhbërjen e dy kategorive, materialistëve dhe idealistëve. Të dyja kategorive iu rrëmbeu thelbin njerëzor, materien, pronën, tokën, mallin, lekun,  ndërsa kategorisë së idealistëve iu rrëmbeu fenëmendimin, dëshirën, pasionet, shpresat, duke mos lejuar kryerjen e riteve fetare, as jashtë dhe as brenda ambjenteve të banimit. Feja u zëvendësua me propagandën e rreme. Feja u quajt opium për popullin, por në fakt kërkohej të realizohej një eksperiment që pas paganëve nuk ishte realizuar kurrë. Të lije një popull pa fe, ishte ta zhbëje nga rrënjët dhe fillesat njerëzore. Njerëzimi, në egërsinë e mbijetesës gjeti mbështetje dhe mbrojtje pikërisht në fe dhe në zot.

Ekperimenti ishte i egër, të provojmë se si do të jetë projeksioni-njeri pa fe, pa besim, pa shprehje dëshirash, pa kërkuar dhe marr falje. Eksperimenti ishte si do të jetë projeksioni-njeri pa pronë, pa tohë, pa mall, pa para. Eksperimenti filloi u bë edhe më i egër, më mizor, si do të ishte projeksioni njeri edhe pa ushqim. Në vitet 90 ky projeksionnjeri, degradoi thjesht në të mbijetuar.

Përse pikërisht në Shqipëri u projektua, u mundësua, u lejua, u zbatua ky eksperiment kaq ekstrem i paparë kurrë, sidomos në shkatërrimin e fesëMund të eksperimentohej lehtësisht në Shqipëri pasi shqiptarët kanë ceduar shpesh me trojet e tyre, duke u larguar masivisht dhe duke ia rrëmbyer copat e tokës. Një popull i varfër të cilit, pas kryengritjeve kundër otomanëve, në vitin 1505, ju shkretua dhe dogj çdo pasuri. Pra edhe lidhje me pronëi ishte shkatërruar me shekuj.

Mbesimin dhe fenë mund të eksperimentohej përsëri shumë lehtë. Një popull, që për gati dy shekuj, brenda ambenteve të shtrëpisë kryente rite katolike, ndërsa jashtë kryente rite myslimane. Ky i quajtur laramanizëm vazhdoi dy shekuj, deri kur shqiptarët dolën hapur në besimin katolik, ortodoks, apo muslimanKy fakt tregon që shqiptarët nuk e patën të lehtë ndryshimin e fesë, por të ndodhur në zgrip të mbijetesës, përgjatë një pushtimi shfarosës otoman, çeduan, në një nga tre elementet më të fortë të identitetit të një kombi, që është besimi dhe përkatësia fetare. Me rënien e perandorisë otomane, toka e Shqipërisë u vu në akand si plaçkë lufte, pikërisht për shkak të përkatësisë fetare muslimane (tokë turke), pas luftës Ruso-Turke.

Këto janë fakte të pamohueshme, pasi në këmbimet e territoreve, është patur kujdes nga fuqitë europiane që të këmbeheshin ato toka, ku banonin katolikë, p.sh të Malit të Zi,1880 do ti jepeshin toka të fshatrave katolikë. Por në fakt shqiptarët, në ato momente dramatike, ku rrezikonin ekszistencën, ditën që të shmangnin ndasitë fetare, katolikë e myslimanë dhe luftuan sëbashku..

Eksperimenti vazhdon me marrjen përfundimisht të tokës, kjo në rang botëror, nëpërmjet shpopullimit. Një nga arsyet e forat që ngre Putin, kundër Perëndimit është Rendi i ri Botëror,  ndaj të cilit ai është kundër.

Një komb e bën toka, feja, memorja historike, gjuha, traditat, elitat të formëzuara në breza. Të gjithë këta elemente u synuan të shkatërrohen nga komunistët, me qëllimin që të mund të eksperimentonin më pas me këtë popull lehtësisht, si një popull pa mbrojtje. Sot në kundërt Rusia që eksperimentoi komunizmin më të egër, po përdor kishën ortodokse për të forcuar Rusinë, zgjeruar territore, dhe influenca. Kisha ortodokse ruse po shndërrohet nga institucioni i paqes, në nxitëse të një Lufte të Tretë Botërore. Një nga nxitësit themelorë në luftën Ruso-Ukrainase është Patriarkana Ortodokse Ruse.

Historikisht luftrat kanë patur qëllim zgjerim territoresh dhe influencash. Ndjeshmëria ndaj fesë është përdorur për këto qëllime. Pra përhapja e fesë shoqërohej me zgjerime territoresh (kjo në luftërat fetare). Komunizmi ishte i vetmi regjim që tentoi të zhbëjë influencën e fesë, për të realizuar një territor të vetëm (shtete pa kufij dhe territore) në emër të internacionalizmit proletar, apo si quhet sot, globalizmiNë kohën e komunizmit u tentua minimizimi i rolit të kishës, në të gjithë vendet e lindjes, por u arrit egërsisht vetëm në Shqipëri, duke i shkatërruar kishat dhe xhamitë.

Të dyja rastet si tentativa e zgjerimit të territorit e nxitur nga Patriarkane Ortodokse, apo ajo komuniste për të zhbërë besimin fetar, për të shkulur me rrënjë edhe ritet fetare, janë ekstreme, që kanë shkaktuar luftëra dhe po vazhdojnë të rrezikojnë luftëra globale, dhimbje, shkatërrime, varfëri dhe humbje jetë njerëzish.

Please follow and like us: