Albspirit

Media/News/Publishing

Komenti i Mark Zuckerberg për fitoren e Trump

Më në fund vjen edhe komenti i Mark Zuckerberg për zgjedhjet që sollën Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në profilin e tij në facebook ai është shprehur me tone të buta. Nuk bërtet për apokalipsin, por shikon përpara, në të ardhmen. Këtë gjë e bën me të voglën Max, ndërkohë që shikon ekranin, në të cilën përqindjet rriten me shpejtësi.  Dhe gjëja e parë që mendon është vajza e tij, dhe miliona fëmijë të tjerë që do ta gjejën veten duke jetuar në këtë botë që ne  do t’ua përgatisim atyre.

“ Natën e kaluar ishin zgjedhjet e para për Max. Dhe  do të shikojë edhe shumë të tjera”, shkruan themeluesi i Facebook.

Duke e mbajtur në krahë, mendova për gjithë punën që na pret  për të krijuar botën që duam për fëmijët tanë. Një punë  më e madhe se çfarëdo presidencë”.

Zuckenberg nuk  e përmend kurrë emrin e presidentit të përzgjedhur, por as e lë të kuptohej për kë ka votuar . Por një gjë, është e sigurtë

“Qëllimi më i rëndësishëm  dhe afatgjatë për brezin e Max  është shërimi i sëmundjeve, përmisimi i arsimit, krijimi i lidhjeve  dhe për të promovuar mundësitë e barabarta. Ne duhet të punojmë së bashku për të gjetur strategji  të reja. Dhe për këtë, do të duhen edhe dekada.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fzuck%2Fposts%2F10103245929373311&width=500

Pastaj një mesazh për brezin e tij

“Ne jemi me fat që kemi mundësinë për të bërë botën më të mirë dhe ne kemi përgjegjësinë për ta bërë këtë. Ne duhet të punojmë edhe më shumë”

Dhe në mesin e mijëra komenteve, disa njerëz tashmë kërkojnë që Zuckerberg të gararojë në zgjedhjet e ardhshme.

Please follow and like us: