Albspirit

Media/News/Publishing

Melania Trump, kush është gruaja e presidentit të ri të SHBA

E para “First Lady” jo amerikane që do të shkelë në Shtëpinë e Bardhë. Është 46 vjeçe, sllovene dhe mbërriti në Amerikë për t’u bërë modele

Melania

Bashkëshorti mbërriti në Shtëpinë e Bardhë mbi kërcënimet e vazhdueshme ndaj emigrantëve, por edhe ajo, Melania Trump është e huaj: 46 vjeçe, sllovene, mbërriti në SHBA për të bërë modelen. Tani është “First Lady” e re. E para që nuk ka lindur në SHBA që nga kohët e Louis, gruaja e John Quincy Adams (në Shtëpinë e Bardhë nga 1825 deri në 1829), e cila kishte lindur në Londër, por ishte gjithsesi bijë e një amerikani. Melania është gruaja e tretë e presidentit të ri të SHBA-ve, i 45-ti.

NEW YORK - NOVEMBER 17: Melania Trump arrives at the New York premiere of the 2007 Cadillac Escalade at Milk Studios November 17, 2005 in New York City. (Photo by Scott Gries/Getty Images) *** Local Caption *** Melania Trump

Në dokumente quhej Melania Knavs, pastaj e “gjermanizoi” Knauss. Ajo lindi në 16 prill 1970 në Novo Mosto, qytet i Sllovenisë që deri në vitet ’90 ishte pjesë e ish-Jugosllavisë. I ati shiste makina, ndërsa nëna bënte stilisten e veshjeve për fëmijë. E rritur në një banesë modeste me të motrën më të vogël, zbuloi se kishte një vëlla më të madh, “fryt” i një marrëdhënieje jashtëmartesore të të atit.

Melania 2Melania ka pasur edhe një të shkuar profesionale në Itali. Në moshën 16-vjeçare ndërmori karrierën e modeles dhe nënshkroi një kontratë me një agjenci në Milano, qytet në të cilin ka punuar – pas një frekuentimi të shpejtë në Universitetin e Ljubjanës – para se të transferohej në vitin 1996 në Nju Jork.

Melania 3Nuk i është dashur shumë të sfilojë mes pasarelave dhe ka punuar me fotografë të njohur si Patrick Demarchelier dhe Helmut Newton. Revista si Harper’s Bazaar (Bullgari), Vanity Fair (Itali), GQ e Sports Illustrated e kanë publikuar shpesh në faqet e para të tyre.

NEW YORK - MAY 24: Melania Trump attends the premiere of "Sex and the City 2" at Radio City Music Hall on May 24, 2010 in New York City. Stephen Lovekin/Getty Images/AFP

Melania takoi atë që do të bëhej më pas bashkëshorti i saj në një festë në Nju Jork në vitin 1998. Fillimisht refuzoi të dalë me të, por në fund Donald Trump dhe modelja u fejuan zyrtarisht në 2004-ën.

NEW YORK - MAY 19: Melania Trump attends the American Ballet Theatre's 68th Annual Spring Gala reception at the Metropolitan Opera House on May 19, 2008 in New York City. (Photo by Andrew H. Walker/Getty Images)

Një vit më vonë, çifti celebroi dasmën e tyre në një ceremoni të jashtëzakonshme në Palm Beach në Florida, ku morën pjesë njerëz të famshëm dhe “Vip”-a të Amerikës, mes të cilëve basketbollisti  Shaquille O’Neal dhe çifti presidencial i atëhershëm, Bill Clinton e Hillary Clinton. Kjo e fundit, e cila u mund nga Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë, ishte asokohe senatore e Nju Jorkut.

PALM BEACH, FL - JANUARY 04: Melania Trump attends Trump Invitational Grand Prix Mar-a-Lago Club at The Mar-a-Largo Club on January 4, 2015 in Palm Beach, Florida. Gustavo Caballero/Getty Images/AFPMelania Trump smiles after her husband real estate investor Donald Trump made his announcement that he will run for the 2016 presidential elections at the Trump Tower in New York on June 16, 2015. Trump, one of America's most flamboyant and outspoken billionaires, threw his hat into the race Tuesday for the White House, promising to make America great again. The 69-year-old long-shot candidate ridiculed the country's current crop of politicians and vowed to take on the growing might of China in a speech launching his run for the presidency in 2016. "I am officially running for president of the United States and we are going to make our country great again," he said from a podium bedecked in US flags at Trump Tower on New York's Fifth Avenue. AFP PHOTO/ KENA BENTACUR / AFP / KENA BETANCUR

Please follow and like us: