Albspirit

Media/News/Publishing

Rabini: Edhe në bibël është e shkruar se Trump do të bëhej President

rabini

Eksperti i kodeve të Biblës, rabini Matityahu Glazerson, thotë me siguri të plotë se, president i ardhshëm i SHBA-së do të jetë Donald Trump. Ai thotë se, për këtë, ka gjetur dëshmi në Bibël dhe se fitorja e Trump-it është e lidhur direkt me mbështetjen që ai ia ofron Izraelit. Ai e gjeti fjalën “Donald” në hebraisht, afër fjalës hebraishte për ‘president’.

Ai gjeti edhe shkurtesën “SHBA” në hebraisht, sikur që gjeti edhe kode që i referoheshin datave 8 dhe 9 nëntor. Kodet në gjuhën hebraishte përmendin edhe fjalët “i zgjedhuri” dhe “dashuri për Izraelin”. Trump ka bërë të ditur se ndjen në dashuri të thellë ndaj Izraelit dhe se, po të fitojë, do ta mbrojë këtë shtet. Glazerson po ashtu gjeti edhe një lidhje midis Trump-it dhe fjalës “moshiach” (mesia), duke thënë se fitorja e Trump-it do të lidhet me ardhjen e dytë të Krishtit në Tokë.

Please follow and like us: