Albspirit

Media/News/Publishing

Trump takohet me Obamën në Shtëpinë e Bardhë 

Presidenti i sapozgjedhur i Amerikës, Donald Trump ka fluturuar me avionin e tij privat nga News Yorku për në Washington, aty ku pritet të zhvillojë një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin në detyrë Barack Obama.

Të dy do të diskutojnë për periudhën tranzitore të kalimit të pushtetit. Pritet që ata të kenë një dalje para kamerave në Zyrën Ovale, pas takimit me dyer të mbyllura. Trump shoqërohet në këtë takim nga bashkëshortja e tij Melania, e cila do të takohet gjithashtu me Michelle Obama.

Më herët gjatë fushatës Donald Trump e ka sulmuar ashpër Barack Obamën, madje duke vënë në pikëpyetje edhe shtetësinë e tij amerikane.

Ndërkohë sot në disa qytete të Amerikës pati tubime njerëzish kundër Trump. Protestuesit brohorisnin fjalët “Ai nuk është presidenti im”.

Please follow and like us: