Riçard Lukas, një udhëheqës i Bashkësisë së shqiptarëve në Nju Jork, i cili e ka parashtruar Çështjen Çame në strukturat më të larta ligjvënëse amerikane

Senati amerikan ka organizuar një seancë të posaçme debati për Çështjen e Çamërisë. Në seancën e Senatit Amerikan, e zhvilluar pak kohë më parë,  kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Ka qënë Riçard Lukas, një udhëheqës i ri i bashkësisë së shqiptarëve në Nju Jork, i cili e ka parashtruar Çështjen Çame në strukturat më të larta ligjvënëse amerikane.

Në këtë seancë u pranua nëpërmjet apologjisë së përfaqësuesit grek se qeveria e Athinës e njeh mirë këtë problem, por përpiqet ta anashkalojë dhe t’ia hedhë dikujt tjetër përgjegjësinë.

E parë në këtë plan historik politik, Çështja Çame do të trajtohet në kontekstin e përgjithshëm të Çështjes Shqiptare, e cila tashmë është shtruar për zgjidhje.

Pak javë më parë, Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn kërkoi nga shteti grek të pranojnë Çështjen Çame si problem mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe të gjendet rrugët për ta zgjidhur atë. Në këtë mënyrë, Çështja Çame është tashmë në Bruksel e SHBA dhe rekomandohet për t’u zgjidhur si çështje e të drejtave të njeriut.