Albspirit

Media/News/Publishing

Drejt një Europe që mbrohet pa Amerikën

Vota nuk vlen më për të strukturuar legjitimitetin e atyre që zgjidhen. Ndonëse u aplikua ky parim i shpallur “i shenjtë” në Perëndim, Brexit dhe zgjedhja e Donald Trump, nuk po pranohen si shfaqje demokracie pre një kategorie. Ish – ministri I Jashtëm gjerman, Joshka Fischer shkruan në një opinion në “Project Syndicate” se këto dy zhvillime kanë përcaktuar në një masë të madhe rrjedhën e ngjarjeve politike në Europë, sidomos të zgjedhjeve që pritet të mbahen këtë vit në Gjermani, Francë, Holanë dhe ndoshta në Itali.

“Këto zgjedhje do të vendosin nëse BE-ja do të qëndrojnë e bashkuar, apo do të shpërbëhet nën valën e re neonacionalizmit që ka përfshirë Perëndimin”, shkruan Fischer.

Sipas Fischer nëse do të gjykohet nga deklaratat e bëra nga Trump, Europa duhet të pëërgatitet për disa valë të forta shokuese, pasi sipas tij, presidenti i ri amerikan nuk beson në integrimin europian. Nga ky besim i supozuar i Trump, ish-ministri gjerman hidhet tek aleanca e pikëpamjeve që lind natyrshëm mes tij dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Në këtë pikë ai ka një aleat te presidenti I Rusisë, Vladimir Putin I cili për një kohë të gjatë është përpjekur të destabilizojë BE-në duke mbështetur forcat nacionaliste…Nëse administrata Trump mbështet apo mbyll një sy ndaj këtyre përpjejkjeve, BE-ja e vënë mes trollëve rusë dhe Bretibart News(e djathta ekstreme amerikane) do të duhet t’i besojë vetes për të përballur këto momente sfiduese”, shton Fischer.

Probleme sheh politikani gjerman edhe për NATO-n, e dëmtuar qysh tani nga mesazhet e Trump, pasi siguria nuk është vetëm çështje kapacitetesh, por edhe mesazhi politik. Në këtë kuadër mbetet vetëm një rrugë sipas tij: BE-ja duhet të përgatitet për të ngritur dhe investuar në strukturat e veta të sigurisë. Në parim do të duhet që një Europë kontinentale të kultivojë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunimi me Rusinë, por Fischer bën thirrje që të mos ushqehen iluzione në këtë drejtim. Sipas tij qasja e Kremlinit ndaj politikës së jashtme është si një lojë me rezultat zero, që do të thotë, se ajo synon të ketë prioritet fuqinë ushtarake dhe gjeopolitike në raport me rregulimet e sigurisë dhe bashkëpunimit. Detyra dhe barra kryesore për strukturat e mbrojtjes europiane bien mbi Gjermaninë dhe Francën, ndonëse Italia, Spanja, Polonia, Holanda, Luksemburgu do të luajnë edhe ato një rol. Gjermania dhe Franca janë kombet e domosodoshme të Europës, një frazë që Fischer e huazon nga ajo që amerikanët thonë për SHBA-të.

BE-ja e vjetër u zhvillua si një fuqi ekonomike për shkak se ishte nën mbrojtjen e ombrellës amerikane. Por p këtë garanci, ai mund të adresojë realitetet e veta gjeopolitike vetëm duke zhvilluar kapacitetet e veta për të projektuar fuqinë politike dhe ushtarake. Gjashtë dekada pasi Traktati i Romës hodhi bazat e Komunitetit Ekonomik Europian, historia dhe zhvilllimet e tanishme po diktojnë që Franca dhe Gjermania të formësojnë të ardhmen e Europës edhe njëherë tjetër”, shkruan Fischer.

https://www.project-syndicate.org/commentary/europe-defense-french-germa…

Please follow and like us: