Albspirit

Media/News/Publishing

“NEW YORK TIMES” – Obama thotë lamtumirë, paralajmëron rreziqet që i kanosen unitetit kombëtar

Presidenti Obama, duke mbajtur një fjalim lamtumire në qytetin ku nisi karrierën e tij politike, deklaroi besimin e tij të vazhdueshëm në eksperimentin amerikan.

Por ai paralajmëroi, kur zgjedhjet toksike presidenciale sapo kanë ndodhur, se pabarazia ekonomike, racizmi dhe pikëpamjet mendjembyllura janë kërcënim për demokracinë e vendit. “Këto lidhje i dobësojmë, kur i përcaktojë disa prej nesh si më shumë amerikanë se të tjerët,” tha zoti Obama, “kur e përshkruajmë të gjithë sistemin sit ë korruptuar në mënyrë të pashmangshme dhe kur rrimë duarkryq dhe fajësojnë drejtuesit që zgjedhim, pa shqyrtuar rolin tonë në zgjedhjen e tyre.”

Duke folur para një turme të ngazëllyer që i kujtonte emocionet e fushatës së tij në vitin 2008, zoti Obama tha se beson se ndasitë e thella ideologjike mund të tejkalohen. Këtu, në sallën e konventës ku zoti Obama festoi rizgjedhjen e tij në vitin 2012, presidenti i parë me ngjyrë i vendit, ende popullor, ende optimist, i jep lamtumirën Amerikës 10 ditë para se të marrë detyrën presidenti i zgjedhur Donald Tramp , i cili zhvilloi atë që kritikët e quajtën një fushatë raciste.

Megjithatë, zoti Obama u zotua ta mbështesë pasardhësin. Por fjala e tij ishte një qortim i hapur për disa prej pozicioneve të zotit Tramp gjatë fushatës, nga ndryshimet klimatike dhe ndalimi i myslimanëve të hyjnë në vend, deri te shfuqizimi i ligjit historik të kujdesit shëndetësor. “Nëse çdo çështje ekonomike do të shihej si një luftë mes klasës punëtore dhe asaj të mesme të bardhë dhe pakicave”, tha zoti Obama, ” atëherë punëtorët do të mbeten të gjithë në hije, duke luftuar për thërrime, ndërsa të pasurit do të tërhiqen edhe më shumë në enklavën e tyre private.” “Nëse nuk do të investohet për fëmijët e emigrantëve, vetëm për shkak se nuk i shohin si ne, atëherë do të zvogëlojmë perspektivat e fëmijëve tanë – sepse ata fëmijë do të përfaqësojë një ditë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore të Amerikës,” shtoi ai.

Obama, i cili është 55 vjeç, tha se ai jetuar kohë të mjaftueshme për të mësuar se marrëdhëniet racore janë më mirë nga sa ishin 30 vjet më parë. Por ai shtoi se e di që ” nuk jemi aty ku duhej të ishim”. Në fjalën e lamtumirës, zoti Obama përkujtoi një varg presidentësh që shkon pas deri te Xhorxh Uashingtoni. Zoti Obama tha se etërit themelues u dhanë amerikanëve lirinë për “t’i ndjekur ëndrrat tona individuale me djersë, punë dhe imagjinatë”.

Obama theksoi besimin se ndryshimi ndodh vetëm kur “njerëzit e zakonshëm angazhohen dhe bashkohen për ta kërkuar atë. Ju kërkoj të besoni jo në aftësinë time për të sjellë ndryshim. Por në tuajën”, tha Obama. Obama iu rikthye mesazhit të fushatës së tij të parë për president në vitin 2008, parrulla e së cilës ishte “Yes, we can – Po, ne mundemi”. Ai u ndërpre shpesh nga njerëz që brohorisnin “Edhe katër vjet të tjera!”Obama u përgjigj duke qeshur: “Nuk mund ta bëj “.

Si pasojë e zgjedhjes së republikanit Donald Tramp si presidenti i ardhshëm, Obama pranoi se përparimi i vendit ka qenë “i pabarabartë”. Ai tha se për “çdo dy hapa përpara, duket sikur kemi marrë një hap prapa”. Por presidenti tha se vendi përpiqet të “lëvizë përpara, që të zgjerohet në mënyrë të vazhdueshme besimi ynë për përfshirjen e të gjithëve, dhe jo vetëm të disave”.

Zoti Obama tha se pas 10 ditësh bota do të jetë dëshmitare e një transferimi paqësor të pushtetit për një president të ri. Ai tha se i kishte premtuar presidentit të zgjedhur Tramp që administrata do të “sigurojë një kalim pushteti sa më të patrazuar”, ashtu siç bëri paraardhësi i tij, presidenti Xhorxh Bush.

Zonja e parë Mishelle Obama dhe vajza e tyre e madhe, Malia, e shoqëruan presidentin në Çikago, së bashku me motrën e tij Auma Obama nga Kenia. Të pranishëm ishin edhe zëvendëspresidenti Xho Bajden, gruaja e tij, Xhil, shumë anëtarë dhe ish-anëtarë të stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Please follow and like us: