Albspirit

Media/News/Publishing

Lufta sekrete e spiunazhit e Amerikës me Kinën

Një libër për të kuptuar më mirë prapaskenat

 

Kapitulli i 1-rë
1000 mijë kokërra rëre

Për pothuajse gjysmë shekulli gjatë Luftës së Ftohtë, bota u përqëndrua në betejën globale të spiunazhit midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Dueli midis CIA-s dhe KGB-së u potretizua në një pafundësi librash, filmash dhe lajmesh, mbërthyen imagjinatën publike. Spiunazhi u bë një lloj argëtimi, në një masë jo të vogël për shkak të aventurave fiksionale të James Bond, fillimisht i popullarizuar kur Presidenti John F. Kennedy bëri të njohur se i pëlqenin historitë e Ian Fleming. George Smiley i John le Carré siguroi një portretizim më autentik, megjithëse më pak tërheqës, të luftërave të spiunazhit. Fiksioni maskonte realitetin e ftohtë. Në konfliktin aktual, spinë dhe agjentët e tyre vdiqën. Jetë u shkatërruan. CIA komplotonte për të përmbysur qeveri dhe vrarë liderë politikë. “Superurithët” e KGB-së, Aldrich Ames tek CIA dhe Robert Hanssen tek FBI-ja, vodhën sekrete amerikane stole US secrets by the nëpërmjet bagazheve të makinave dhe tradhëtuan agjentë që punonin për inteligjencësn amerikane, shumë prej të cilëve u ekzekutuan. Ndërsa beteja e inteligjencës Lindje – Perëndim luhej në kafenetë e Vjenës, në Berlinin e ndarë dhe në rrugicat e errëta anembanë globit, vëmendje jo e duhur ju kushtua operacioneve të spiunazhit të një fuqie globale në ngjitje – Kinës – dhe përpjekjeve të kufizuara të kundërzbulimit amerikan, jo gjithmonë të suksesshme, për ta bllokuar përpjekjet e Pekinit për të siguruar sekretet e Amerikës. Brenda FBI-së, spiunët sovjetikë konsideroheshin si objektivi kryesor; kundërzbulimi kinez spostohej në një vend të dytë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, spiunët e Rusisë vazhduan t’i kishin në shënjestër Shtetet e Bashkuara, siç u demonstrua nga arrestimi në vitin 2010 i 10 “ilegalëve” të dërguar nga Moska për t’u paraqitur si amerikanë dhe mbledhur informacion në Shtetet e Bashkuara. Dega e spiunazhit të KGB-së thjesht i bë SVR (Sluzhba Vneshnei Razvedki) dhe përpjekjet e kundërzbulimit amerikan kundër Moskës vazhduan si më parë. Megjithatë, Kina është bërë në shumë aspekte rivali kryesor i Amerikës. Dhe Kina e ka spiunuar Amerikën për dekada të tëra, me disa rezultate spektakolare, pak të njohura jashtë qarqeve të inteligjencës. Në të njëjtën kohë, përfundimi i Luftës së Ftohtë i mundësoi FBI-së që t’i rimendojë prioritetet e saj të kundërzbulimit. Byroja e spostoi fokusin e saj tek Kina, tek lufta e spiunazhit me MSS-në, Ministrinë e Sigurimit të Shtetit – agjencia e spiunazhit të jashtëm të Kinës – dhe degës së inteligjencës së PLA-së, Ushtrisë Popullore Çlirimtare. Ky libër ofron një histori të spiunazhit të Kinës brenda Shteteve të Bashkuara, duke u përqëndruar kryesisht në dekadat e fundit, por duke shikuar gjithashtu në disa episode të mëparshme nga epoka e pasLuftës së Dytë Botërore. Ajo është një histori agjentësh dhe rastesh ngushtësisht të lidhura, të përqëndruara rreth dy historive jashtëzakonisht dramatike PARLOR MAID dhe TIGER TRAP. Ajo është një histori në pjesën më të madhe e pazbuluar dhe megjithatë jo më pak domethënëse se historia paralele e penetrimeve sovjetike dhe ruse. Nuk ka asur asnjë film të madh, asnjë thriller të shumëshitur dhe relativisht pak mbulim shtypi rreth spiunazhit kinez. Megjithatë, drama dhe postet në lojë të saj janë njëlloj të larta.
***Amerika dhe Kina janë të mbërthyer në një përqafim jokomod. Kinës i duhen Shtetet e Bashkuara për të blerë eksportet e saj dhe kompanitë amerikane dëshirojnë që t’i zgjerojnë shitjet e tyre në tregun e madh kinez. Ëashington shikon nga Kina për ndihmë në përballjen me çështje kryeneçe të politikës së jashtme, të tilla si ambicjet bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit. Pavarësisht ndërvarësisë së tyre, të dy vendet e spiunojnë aktivisht njëri tjetrin, një fakt që nuk është kuptuar gjerësisht. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, spiunë sovjetikë penetruan Manhattan Project dhe vodhën sekrete atomike të Shteteve të Bashkuara. Ky mësim i historisë nuk qe pa efekt ndaj Kinës. Në dekadat pas Luftës së Dytë Botërore, spiunazhi kinez qe kryesisht i drejtuar në vjedhjen e të dhënave të armëve atomike amerikane. Në masën që Kina mund t’i fitonte këto sekrete, ajo mund të tejkalonte vite kërkimi e testimi dhe ta shpejtonte vetë procesin e zhvillimit bërthamor të saj, në mënyrë të veçantë testatave bërthamore të vogla. Me modernizimin e saj të shkatërruar nga kaosi i Revolucionit Kulturor, Kina i lakmonte këto rrugë të shkurtëra. Ajo e kishte një motiv të mjaftueshëm për të spiunuar. Kështu Shtetet e Bashkuara, veçanërisht laboratorët e armëve bërthamore në Los Alamos dhe Lawrence Livermore, u bënë shënjestra kryesore e tyre. Një tjetër prioritet i inteligjencës kineze kish qenë penetrimi i kundërzbulimit amerikan. Agjencitë e spiunazhit punojnë në mënyrë të vazhdueshme për të shkatërruar operacionet e njëra tjetrës. Sot, inteligjenca kineze gjithashtu shënjestron një rreze të gjerë të teknologjisë ushtarake amerikane, nga sistemet më të sofistikuara të armëve të Marinës në bombarduesit stealth të Forcës Ajrore. Duke pasur parasysh proekupimet amerikane me Rusinë, gjëja e parë që duhet të kuptohet rreth Kinës është se të bërit spiunazh nga ana e saj ndryshon në mënyra themelore nga ajo e rusëve. Disa prej teknikave – përfshi “honey traps”, përdorimi i femrave të bukura për të tërhequr objektivat dhe elektronika e sofistikuar – janë njëlloj. Por diferencat janë po aq domethënëse sa ngjashmëritë.
Selia sekrete e Ministrisë së Sigurimit Shtetëror ndodhet në Xiyuan, seksioni i Kopshtit Perëndimor të Pekinit, afër Pallatit të Verës. Turma mosdyshuese turistësh të huaj dhe kinezë e vizitojnë pallatin çdo ditë, duke e mos e kuptuar se po kalojnë pranë selisë së spiunazhit të Kinës. MSSH-ja— Guojia Anquan Bu — është ekuivalenti kinez i CIA-s. Shumë prej oficerëve të saj jetojnë në kompleksin e qendrës në një pallat të madh të quajtur Chien Men, që do të thotë “derë e përparme”. Gjithashtu, vendndodhja e tij supozohet që të jetë sekrete, por fqinjët e dinë se aty jetojnë spiunes. Për 13 vjet, duke filluar nga viti 1985, spiuni kryesor i Kinës, kreu i MSSH-së, ka qenë Jia Chunëang, një anglishtfolës nga Pekini me një diplomë në Fizikë. Jia, i cili qe popullor midis anëtarëve të Partisë Komuniste, u zgjodh në vitin 1998 si Prokuror i Përgjithshëm i Kinës, një post i ngjashëm më kryeprokurorin e Shteteve të Bashkuara. Pasuesi i tij si drejtor i MSSH-së qe Xu Yongyue, një partiak i thekur nga Provinca Henan. Xu ju kundërvu korrupsionit në MSSH, por gjithashtu shtypi edhe demonstruesit e Sheshit Tien An Men dhe disidentë të tjerë. Në vitin 2007, zëvendësi i Xu-, Geng Huichang, një 56 vjeçar me syza i lindur në Provincën Hebei në Kinën veriore, u ngrit për t’u bërë shefi i MSSH-së si pjesë e një riformatimi qeveritar nga Presidenti Hu Jintao, i cili kërkonte ta konsolidonte pushtetin e tij nëpërmjet emërimit të 5 aleatëve politikë si ministra.
Agjencia e spiunazhit është e organizuar në një dyzinë byrosh. Byroja e parë operon në pjesën më të madhe brenda Kinës, por gjithashtu rekruton njerëz që janë drejtuar përtejdetit pët studime, biznes apo pushime. Byroja e dytë menaxhon spiunë, duke dërguar jashtë vendit oficerë inteligjence nën mbulesën diplomatike në ambasadat kineze apo me mbulesë tregtare, përfshi oficerë që paraqiten si gazetarë. Byroja e tretë drejton operacionet në Tajvan, Hong Kong dhe Makao. Në këto dy vende të fundit, spiunë të MSSH-së janë caktuar në një grup me emrin e koduar Ëinter Chrysanthemum, që është i ngarkuar me grumbullim inteligjence lidhur me organizata tajvaneze dhe të huaj. Një grup i dytë, me emrin e koduar Autumn Orchid, ka përgjegjësi të zgjeruara në të dyja vendet, por përqëndrohet në grumbullim inteligjence rreth figurave mediatike, politike e tregtare dhe universiteteve. Byroja e katërt, byroja teknologjike, është e ngarkuar me interceptimet dhe komunikimet, ashtu si dhe fotografimin. Byroja e pestë është e brendshme, përgjegjëse për inteligjencën e brendshme. Byroja e gjashtë drejton kundërzbulimin. Byroja e shtatë shkruan raporte inteligjence; e teta është e ngarkuar me kërkimin dhe e nënta drejton kundërsurvejimin dhe punon për të parandaluar dezertimet nga spiunët dhe studentët. Byroja e dhjetë grumbullon inteligjencë shkencore dhe teknike. E njëmbëdhjeta drejton kompjuterët e MSSH-së dhe është e ngarkuar me mbrojtjen e agjencisë nga hakerat e huaj. Së fundi, një byro e punëve të jashtme bashkëpunon me agjenci mike të inteligjencës së huaj.
Spiunët e MSSH-së stërviten në vetë universitetin e agjencisë, Institutin e marrëdhenieve Ndërkombëtare në Pekin. Instituti është një qendër kërkimore e madhe me më shumë se 500 kërkues. Ai e furnizon Kinën me gazetat më të mëdha në gjuhën angleze, përmbledhjet e tendencave politike e ekonomike dhe dokumenta të shpërndara nga qeveritë e huaja. Ai është i ndarë në 10 zyra që mbujonë zonat gjeografike të botës, ashti si dhe seksione për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ekonominë globale. Megjithëse instituti mëson gjuhë të huaja dhe gjeopolitikë, ai nuk ka kurse të tjera në teknikat e spiunazhit. Për këtë arsye, studentë thuhet se dërgohen për trajnim të specializuar në Institutin e Menaxhimit të Kuadrove, një shkollë për spiunë në Suzhou, një qytet pagodash të lashta dhe urash të bukura në deltën e Lumit River afër Shanghait. Për deri 1 vit, rekrutët mësonin përdorimin e armëve, arte parciale, not, komunikime dhe aftësi survejimi. Përmasa dhe buxheti i MSSH-së janë sekret, siç është e vërtetë për pjesën më të madhe të agjencive të spiunazhit të botës. Por në shtator 1996, në një konferencë të MSSH-së dhe agjencive të tjera të inteligjencës kineze, të quajtur Fuqizim i Punës së Inteligjencës, Zëvendëskryeministri i Kinës, Zou Jiahua, aludoi për numrin e agjentëve të MSSh-së anembanë botës. Në një fjalim të mbajtur në konferencë, “Përshëndetje për shokët në frontin e detyrave speciale”, Zou foli për “dhjetëra mijërat e agjentëve paemër që e duan dhë i shërbejnë besnikërisht atdheut të tyre [dhe] po luftojnë qetësisht në postet e tyre speciale jashtë vendit”. Nëqoftëse ky numër është totalisht i vërtetë, kjo do të nënkuptonte se MSSH-ja ka realisht mijëra agjentë anembanë botës. MSSH-ja nuk është krahi u vetëm i inteligjencës kineze që spiunon vendet e tjera, përfshi Shtetet e Bashkuara. Departamenti i Inteligjencës Ushtarake (DIU) i Ushtrisë Çlirimtare Popullore kryen gjithashtu aktivitete spiunazhi jashtë vendit. Megjithatë, është MSSH-ja ajo që kryen shumicën e operacioneve të inteligjencës kundër objektivave amerikane. Ajo është aparati i vetëm i inteligjencës i një vendi që vështirë se është fillestar në operacionet e spiunazhit.
Kina ka qenë në lëmin e spiunazhit për rreth 2500 vjet. Rreth vitit 400 B.C., Sun Tzu, gjenerali dhe strategu ushtarak, besohet të ketë shkruar traktatin klasik Ping-fa ose Arti i luftës. Në një kapitull të titulluar “Përdorimi i agjentëve sekretë”, Sun Tzu përshkruan 5 lloje spiunësh që janë jashtëzakonisht afër me ata që e vazhdojnë punën e tyre në shekullin e XXI-të. Tipologjia e Sun Tzu përfshin “agjentë në vend” (ai i quan ata agjentë lokalë ose të brendshëm), agjentë të dyfishtë, agjentë mashtrimi, agjentë të sakrifikueshëm (të cilët mund të vriten nëqoftëse zbulohet roli i tyre në kalimin e informacionit fals) dhe agjentë penetrimi. Një mjeshtër i zgjuar spiunazhi, shkruan Sun Tzu, mund t’i përdorë njëkohësisht të pesë llojet, pakashumë si një peshkatar që përdor rrjetë peshkimi, duke e tërhequr prenë e tij nëpërmjet një litari të lidhur me fijet e tjera.

Mao Ce Duni dhe liderë të tjerë modernë kineze të Kinës komuniste huazuan nga Ping-fa shumë prej taktikave që përdorën për të luftuar japonezët dhe më pas nacionalistët kinezë. Sun Tzu theksonte se ishte jashtëzakonisht e rëndësishme që diheshin forcat e armikut, të kihej inteligjencë e avancuar e saktë. “Njih armiku dhe njih veten”, shkruante ai, “dhe mund të luftoni 100 beteja pa asnjë rrezik humbjeje”. Në shekullin e XX-të, Kan Shen qe mjeshtëri sdjallëzor dhe i fuqishëm i spiunazhit që ndihmoi Mao Ce Dunin ta merrte dhe ruante pushtetin e tij. I lindur në një familje latifondisti të pasur në Provincën Shandong, Kan Sheni ju bashkua Partisë Komuniste në moshën 25 vjeçare dhe u trajnua në Moskë në inteligjencë dhe sigurim. Ai u bë një anëtar kdhe u trajnua në Moskë në inteligjencë dhe sigurim. Ai u bë një anëtar kyç i rrethit të ngushtë të Maos dhe nga viti 1937, dëshmojnë faktet, ai qe bërë shef i inteligjencës. Një burrë i dobët me syze të trasha të rrumbullakta dhe mustaqe të holla, Kanit ia kishin frikën dhe jo më kot, përderisa ishte njëherazi i fuqishëm dhe mizor. Kani mbështeti Maon në Revolucionin Kulturor kaotik, por vdiq në vitin 1975 përpara se mbështetësit e tij, e ashtuquajtura Bandë e të Katërve, të arrestoheshin dhe të gjykoheshin. Kan Shen, Jia Chunwang dhe mjeshtërat e tjerë spiunë si ta kanë zhvilluar një qëndrim unik kinez ndaj të spiunuarit dhe për penetrimin e sekreteve kryesore ushtarake dhe të spiunazhit të Amerikës. Kjo ilustrohet më mirë nga një anekdotë që ka qarkulluar për një kohë të gjatë brenda degës së kundërzbulimit të FBI-së rreth një koncepti të njohur si “1000 kokrrat e rërës”. Paul Moore, ish analisti i lartë i Kinës për Byronë, shpesh e ka përdorur gjënë për të ilustruar besimin që kinezët e mbledhin inteligjencën ndryshe nga rusët dhe vendet e tjera. Siç e tregon Moore, “Nëqoftëse një plazh do të ishte shënjestër spiunazhi, rusët do të dërgonin një nëndetëse, polombarët do dilnin në breg në mes të natës, me fshehtësinë më të madhe të mblidhnin disa thasë me rërë dhe do t’i dërgonin ato në Moskë. Shtetet e Bashkuara do ta shënjestronin plazhin me satelitë dhe do të prodhonin male me të dhëna. Kurse kinezët do të dërgonin aty 1000 turistë, secili i ngarkuar me grumbullimin e një kokrrize të vetme rëre. Kur të ktheheshin, atyre do t’u kërkohej që të shkundnin peshqirët dhe do të përfundonin duke mësuar më shumë rreth rërës se kushdo tjetër”. Ka një element të vërtete në këtë anekdotë. Ndryshe nga Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara përdorin shumë prej metodave tradicionale për të spiunuar. Edhe selitë qendrore të tyre janë një pasqyrim i njëra tjetrës. Gjatë erës sovjetike, Lubianka, selia qendrore e KGB-së, dhe qelitë e tmerrshme të burgut në Sheshin Xherxhinskij të Moskës qenë të mirënjohura, por spiunët e huaj të KGB-së strehoheshin në një kompleks modern në Jasenevo, një zonë me pyll jashtë unazës së Moskës. Kur Bashkimi Sovjetik ra në vitin 1991, dega e spiunazhit të huaj të KGB-së u bë SVR dhe selia qendrore e saj mbeti në Jasenevo. Ndërtesa ka një shembëllim të madh me selinë qendrore të CIA-s në Langley, Virginia. Ashtu si CIA, spiunët rusë ndodhen në pyll, larg nga kryeqyteti. Oficerët e saj e quajnë selinë e tyre “pylli” ose “Langley rus”. Të dy vendet përdorin të njëjtat teknika spiunazhi. Për shembull, sovjetikët dhe tani rusët në mënyrë tipike e caktojnë shumicën e oficerëve të tyre të inteligjencës nëpër ambasada nën mbulesën diplomatike. CIA vepron njëlloj. Ashtu si CIA, oficerët e inteligjencës ruse nën mbulesën e ambasadave mbulojnë përpjekjet për të rekrutuar agjentë, individë në vendin pritës që kanë akses në sekrete ushtarake, të inteligjencës apo diplomatike. Zakonisht, agjentët paguhen për shërbimet e tyre. ata mund ta tradhëtojnë vendin e tyre për një larmi arsyesh: për para, për shkak se ndjejnë që talentet e tyre nënvlerësohen; për arsye ideologjike apo të tjera apo për një kombinim motivesh. Kur një agjent rekrutohet, oficeri i inteligjencës apo IO ndeshet me problemin sesi të komunikojë me agjentin. Në epokën e përgjimit elektronik, telefoni dhe e-maili vështirë se janë mënyra të sigurta kontakti. Kështu që metoda të shumta janë zhvilluar për t’u mundësuar spiunëve dhe “kujdestarëve” të tyre që të komunikojnë pa u vënë re. Një metodë e përdorur nga rusët dhe CIA është “dead drop”, një vend i fshehtë në një zgërbonjë peme, nën një gur apo në një mur. Agjenti vendos dokumenta, mikrofilma ose një disketë apo kartë dixhitale memorie, që më pas “pastrohet” nga oficeri i inteligjencës. Gjithashtu, kjo metodë përdoret nga IO-ja për t’i dhënë udhëzime spiunit. Shpesh kur një vend “pastrohet”, aty lihet një shenjë, një copë shirit apo një shenjë me shkumës në një kabinë telefonike. Kina nuk e përdor një metodë të tillë. Spiunët e saj nuk e harxhojnë kohën e tyre në vendosjen e shenjave me shkumës në kutitë postare, siç bënte Aldrich Ames i CIA-s për të sinjalizuar KGB-në se një “ngarkesë” në të cilën ai kish fshehur dokumentat qe e gatshme për t’u marrë. Oficerët e inteligjencës së Kinës nën mbulesë diplomatike janë kapir rrallë duke spiunuar, për një arsye të thjeshtë: normalisht ata nuk rekrutojnë dhe menaxhojnë agjentë. “Kina ka një qasje të ndryshme ndaj inteligjencës”, thotë Paul Moore, i cili ka harxhuar shumë kohë duke studiuar mënyrën kineze e të bërit spiunazh me atë të vendeve të tjera. “Ekziston gjithashtu edhe problemi i asaj që Kina nuk po bën”, shpjegon ai. “Për shembull, normalisht Kina nuk paguan para për inteligjencën. Rusët paguajnë para, çdonjëri paguan para, por si rregull kinezët jo”.
Mënyra tipike kineze është: “Ti ndihmo kinezët, ata të ndihmojnë që të zhvillosh një eksport biznesi për të shitur tasa sallate të lira tek Kmart. Zakonisht Kina nuk jep para në shkëmbim të informacionit. “Ne po shikojmë për marrëdhënie inteligjence”, thotë Moore, “por problemi me të cilin jemi ndeshur është se Kina realisht nuk zhvillon marrëdhënie inteligjence me njerëz. Kina zhvillon marrëdhënie të përgjithshme me njerëz që mund të kenë një dimension inteligjence”. Në vend që të rekrutojë agjentë, MSSH-ja shpesh mbështetet në kontakte informate për të mbledhur inteligjencë. Ajo koopton disa prej mijëra studentëve, turistëve, udhëtarëv biznesmenë, delegacioneve tregtare dhe shkencëtarëve që vizitojnë Shtetet e Bashkuara çdo vit. Gjithashtu, ajo shtron qilimat e kuq për shkencëtarët amerikanë që vizitojnë Kinën, duke shpresuar që t’i kandisë ata në nxjerrjen e sekreteve. Sipas Moore, kinezët përdorin një teknikë kundër vizitorëve që është e studiuar me kujdes për t’i lodhur ata dhe për të dobësuar mbrojtjet e tyre. “Ka qenë mjaft e rëndomtë për kinezët që të rregullojnë një ditë mizore turizmi për vizitorët, pasuar nga një koktej në mbrëmje”, thotë ai. Të “fortifikuar” nga një gotë apo dy, vizitori mund të afrohet “nga një student pasuniversitar që kërkon asistencë kërkimore, duke përsëritur një pyetje të cilës më parë vizitori nuk ka pasur qejf t’i përgjigjet kur është pyetur nga një koleg i vjetër kinez. Me fjalë të tjera, Kina nuk bën aq shumë për të vjedhur sekrete sesa përpiqet që t’i shtyjë vizitorët që t’i nxjerrin vetë ato nëpërmjet manipulimit të tyre në situata të caktuara”. Vizitori, shton Moore, mund të ngulitet me deklarime të tilla si “Informacioni shkencor nuk duhet të njohë asnjë kufi politik”. Sipas pikëpamjes së Moore, “parimi që zbatojnë kinezët është thjesht: njerëzit pothuajse kurrë nuk do të kryenin spiunazh, por shpesh do të ishin mjaft të pakujdesshëm nëqoftëse mund të vihen në rrethanat e duhura. Problemi themelor është njerëzit që bëjnë gabime, më shumë sesa njerëz që kryejnë spiunazh”. Kjo nga ana e saj krijon një pengesë për kundërzbulimin amerikan. “Problemi për investiguesit dhe prokurorët amerikanë nuk është të përcaktojnë nëse ndonjë njeri nën investigim i ka dhënë informacion Kinës, por të provojë në njëfarë mënyre se ai u ka thënë kinezëve tri gjëra kur ishte i autorizuar të diskutonte vetëm dy”. John F. Leëis Jr. ishte ndihmës drejtor i FBI-së i ngarkuar me Degën e Sigurisë Kombëtare dhe ka punuar në kundërzbulim prej pothuajse 3 dekadash. Në përballjen me operacionet kineze, ai thotë, “Ju mund të jeni duke folur për një lloj të ndryshëm spiunazhi, ku shkencëtarët mblidhen informalisht dhe aty mund të mos ketë bile as shkëmbim dokumentash. Një shkembim idesh dhe mënyrash për të zgjidhur problemet. Kjo është zemra e problemit. Me udhëtim andej këtej të pakufizuar në Kinën kontinentale, në shumë raste shkencëtarët mund të mos jenë të vetëdijshëm se çfarë dreqin po u ndodh”. Nicholas Eftimiades, analist i Kinës për Defense Intelligence Agency, i tha Joint Economic Committee kongresional se është e lehtë të tregohet diferenca midis një oficeri inteligjence kinez dhe një shkencëtari të kooptuar – oficerëve të inteligjencës të dërguar jashtë vendit përgjithësisht u mungon dija teknike dhe shkencëtarët e kooptuar nga MSSH-ja zakonisht nuk kanë asnjë trajnim në punët klandestine. “Për shembull, në një panair tregtar në Paris, investiguesit ushtarakë francezë vëzhguan anëtarë të një delegacioni shkencor kinez që me takt t’i fusnin kollaret e tyre në një solucion procedimi fotosh të prodhuar nga firma gjermane Agfa. Objektivi i këtij akti të trashë ishte me sa duket sigurimi i kampionëve të solucionit për analiza të mëvonshme”. Analistët e DIA-s dëshmuan se vizitorë të huaj në Kinë janë subjekt i “përdorimit agresiv të masave të survejimit teknik”. Shumë prej hoteleve më të mira që frekuentohen nga të huaj janë të pajisur me çimka dhe kamera për të regjistruar aktivitetet e tyre. “Survejimi i të huajnë në këto dhe hotele të tjera kineze kryhen nga Departamenti i Operacioneve Teknike të MSSH-së”, thotë ai. “Sipas prostitutave kineze që frekuentojnë Hotelin Jianguo, dhomat e përdorura nga biznesmenët e huaj gjithashtu kanë mikrofonë”. Spiunimi përshkruhet shpesh si profesioni i dytë më i vjetër i botës dhe Kina, ashtu si shumë vende të tjera, e ka përdorur seksin për qëllimet e spiunazhit apo shantazhit. Në një masë të konsiderueshme shembulli më i çudtishëm i përdorimit të seksit nga ana e inteligjencës kineze është rasti i Bernard Boursicot, një diplomat francez në Kinë që për 20 vjet ruajti një aferë dashurie me Shi Peipu, një këngëtare e famshme në Operan e Pekinit, ku rolet femërore shpesh luhen nga meshkuj. Kishte një problem të vogël me gruan që Boursicot e konsideronte dashurinë e jetës së tij: ajo ishte burrë. Boursicot u arrestua në Paris në vitin 1983 dhe u gjykua me Shi, e që kishte lëvizur atje dhe po jetonte me të. Diplomati dëshmoi se një oficer i inteligjencës kineze, të cilin ai e njihte vetëm si “Kan”, i qe afruar atij në Pekin dhe i kishte thënë se do të lejohej ta vazhdonte aferën vetëm nëqoftëse jepte informacion nga ambasada franceze. Ai pranoi, duke i dhënë 150 dokumenta Shi, që ia kalonte ato Kan.
Në gjyqin e tij, kur gjykatësi pyeti sesi Boursicot, në fund të fundit një francez, mund të ishte mashtruar pwr 20 vjet, ai dëshmoi: “Qeshw i dërrmuar kur mësova se ishte burrw”. Aktet e tyre seksuale, shpjegoi më tej ai, kishin qenw të shpejta dhe gjithmonë në errwsirw. “Ai ishte shumw i turpshëm”, tha Boursicot. “Mendoja se ishte zakon kinez”. Boursicot dhe Shi Peipu u dënuan me 6 vjet burg. Në vitin 1987 Presidenti François Mitterrand fali Shi, por jo Boursicot. Një vit më pas afera e tyre u bë baza për një muzikal të famshëm të Broadëay, M. Butterfly, me regji të David Hëang dhe me një përqasje muzikore të Giacomo Puccini. Në vitin 1993 ajo u bë film ku luan Jeremy Irons. Diplomatët që devijojnë përbëjnë objektiva të lehta, por operacionet e inteligjencës rrallë janë kaq të parashikueshëm. Për shkak të mënyrës sesi spiunin, është e vështirë për kundërzbulimin amerikan që të zbulojë dëshmi spiunazhi. “Nëqoftëse nuk paguajnë para kjo do të thotë se nuk ka gjurmë paraje për t’u ndjekur”, nënvizon Paul Moore. “Llogaritë bankare nuk të ndihmojnë. Nëqoftëse një rast futet në një investigim penal, atëhere si do t’ia provonit atë një jurie? Kina nuk është e interesuar që të punojë me njerëz të motivuar nga hakmarrja. Ne [Shtetet e Bashkuara] e adhurojmë hakmarrjen si faktor motivues. Historikisht, arsye numër një që njerëzit i tradhëtojnë Shtetet e Bashkuara janë paratë dhe e dyta është hakmarrja. Nuk është praktikë normale kineze që të merret me njerëz që kanë probleme psikologjike apo emocionale, njerëz që janë eksektrikë apo të vetmuar. Kurdoherë që një “urith” është zbuluar brenda inteligjencës amerikane, ekspertët e kundërzbulimit përpiqen që të përcaktojnë se çfarë faktorësh çuan tek tradhtia dhe a mund të qenë zbuluar më parë. Aldrich Ames, oficeri i kundërbzulimit sovjetik i CIA-s që fluturoi drejt Moskës në vitin 1985 pas tradhëtimit të sekreteve të agjencisë për KGB-në. Por të shikosh për punonjës brenda inteligjencës amerikane që kanë probleme të rënda alkoolizmi apo ndonjë anomali tjetër personale sipas çdo gjasë nuk do të ndihmonte të zbulohej ndonjë “urith” brenda CIA-s, FBI-së apo laboratorëve kombëtarë të armëve. Sepse Kina normalisht do të preferonte që të mos merrej me ta. Moore e përpunon më tej idenë. “Për të mbrojtur vendin tonë ne kemi të gjithë njësitë CI (kundërzbulim) në qeveri dhe njerëzit e sigurisë, operatorët e poligrafeve dhe të gjithë pyesin për pijen, paratë dhe flasin me fqinjët për informacion bazë. Të gjithë njerëzit e sigurisë shikojnë për dobësi. Nëqoftëse kinezët nuk po shikojnë për njerëz me dobësi, kur shqyrtojmë njerëz me dobësi nuk gjejmë njerëzit që ata po përdorin”.
Për 20 vjet, Moore qe analisti kryesor i Kinës në FBI, duke derdhur djersë në njësinë CI-3B në selinë qendrore të saj. Ai zhvilloi një seri prej dy dyzine rregullash që besonte se mund t’i zbatoheshin rasteve të inteligjencës kineze. Tri janë me rëndësi të veçantë. Së pari, në shumicën e rasteve, Kina nuk ofron para në shkëmbim të informacionit. Së dyti, Kina nuk pranon raste tipike që vijnë vetë, për shkak të mundësisë që “vullnetarët” mund të përdoren si karrem nga një shërbim inteligjence kundërshtar. Në kontrast, disa prej goditjeve më të mëdha të KGB-së kanë ardhur nga të ardhur vetë, jo vetëm Ames, por John A. Walker Jr., një ish rreshter Marine, qw sw bashku me djalin, vwllain dhe një mik, shitwn kodet e Marinws dhe spiunuan 18 vjet me radhw pwr sovjetikwt. Rregulli i tretw i Moore wshtw se Kina “mbledh informacion nga njerëz të mirw, njerëz qw nuk kanw probleme financiare, qw nuk kanw probleme emocionale, qw nuk janë të motivuar nga hakmarrja, jo të pasuksesshëm në jetët e tyre. Jo dikush qw wshtw i vetmuar ka nevojw pwr një shok, ka nevojw pwr një grua”. Kina po shikon të gjejw njerëz të mirw qw të bwjw gjwra të këqija. Si e rekrutoni një njeri të mirw? E gjeni një njeri të mirw qw ta bwjw kwtw gjw nwpwrmjet të bindurit të tij se do të ishte mirw të ndihmohej Kina. Kina wshtw vend i varfër , thonw ata, dhe dikush duhet ta ndihmojw atw qw të modernizohet, ta pwrmirwsojw sistemin e saj të mbrojtjes. Kemi nevojw pwr njerëz qw të na ndihmojnë pak. Ideja wshtw qw të bindet ndonjë se ajo qw po bwn aktualisht wshtw gjw e mirw. Ju nuk flisni pwr faktin qw ai do të jetw duke tradhtuar një besim. Ata thonw: “Ne mendojmë se keni një detyrim pozitiv pwr ta ndihmuar Kinwn qw të modernizohet”. “Metafora wshtw seks: ju përpiqeni t’i bwni korte një femre dhe ta çoni në shtrat. Të paktwn në kohwn time, nwqoftwse thonit se do të ngjiteshit lart dhe të bwnit seks, përgjigja zakonisht ishte jo. Por pwr të fituar një të puthur, përgjigja mund të jetw ndryshe. Ju do të përpiqeshit nga kjo puthje e prapa pwr gjwra më të mwdha. Kjo wshtw ajo qw po ndodh kwtu: joshje. Objektivat po joshen në arritje të vogla. Keni shembujt e vegjël të spiunazhit”. Sipas Nicholas Eftimiades, spiunazhi ekonomik i Kinws ndjek një model tridhwmbwsh. E para, personat rekrutohen në Kinw dhe u kërkohet qw të sigurojnë informacion teknologjik specifik kur udhwtojnw jashtë vendit. E dyta, disa kompani teknologjike amerikane “janë blerw drejtpwrswdrejti nga kompani kineze qw drejtohen nga shteti”. Dhe e treta, pajisjet high – tech blihen nga kompani fasadw, shpesh qw operojnë nga Hong Kongu.
Një studim i përgatitur nga agjenci qeveritare, Intelligence Threat Handbook, vlerëson se Kina ka më shumë se 2600 nëpunës diplomatikë dhe tregtarë në Shtetet e Bashkuara, prej të cilëve një “përqindje e konsiderueshme” është “aktivisht e përfshirë në grumbullimin e inteligjencës”. Më shumë se 127000 studentë nga Republika Popullore e Kinës ndjekin shkolla në Shtetet e Bashkuara “dhe shumë prej këtyre studentëve janë ngarkuar nga qeveria kineze që të mbledhin informacion”, vlerëson studimi. Veç kësaj, “mbi 25000 kinezë vizitojnë çdo vit Shtetet e Bashkuara si anëtarë delegacionesh zyrtare”. Teknologjia amerikane vazhdon të jetë një fokus i madh i spiunazhit kinez në Shtetet e Bashkuara. Një shumicë e madhe rastesh spiunazhi apo transferimi teknologjish drejt Kinës janë të përqëndruara në Kaliforni, me industritë e saj të mbrojtjes dhe aerohapësirës, si dhe kompanitë e teknologjive kompjuterike të përqëndruara në Silicon Valley. Të gjitha janë objektiva tunduese për Pekinin. Gjithashtu, Kalifornia ka popullsinë më të madhe etnike kineze të vendit, një total prej 1.2 milion njerëzish, sipas studimit më të fundit të Census Bureau të botuar në 2010. Kjo nga ana e saj krijon një problem delikat për agjentët e kundërzbulimit të FBI-së që investigojnë rastet e mundshme të spiunazhit në Kaliforni që përfshijnë kinezë etnikë. Pa diskutim, shumica dërrmuese e 3 milion njerëzve me bekgraund kinez në Shtetet e Bashkuara janë amerikanë besnikë. Megjithatë, është një gjë që duhet pranuar, se Kina shpesh përpiqet që të rekrutojnë kinezë etnikë në përpjekjet e saj të inteligjencës. Një raport i përbashkët CIA/FBI për Kongresin në vitin 1999 e prekte këtë çështje sensitive. “Për shkak se shumica e kinezëve ndajnë një bekgraund të përbashkët kulturor dhe historik, liderët kinezë u referohen të gjithë individëve me prejardhje kineze si kinezë të “përtejdetit”. Kur i afrohen një individi me origjinë kineze, shërbimet e inteligjencës kineze përpiqen që ta sigurojnë bashkëpunimin e tij/saj nëpërmjet kartës së kësaj prejardhjeje të përbashkët. Bruce Carlson, një specialist i kundërzbulimit kineze që drejtoi seksionin e Kinës të FBI-së nga 2006 deri më 2008, bën një dallim midis emigrantëve dhe brezave më të vonshëm. “Është e vërtetë se Kina synon kinezin etnik”, thotë ai. “Kur emigrantët erdhën fillimisht këtu, ata kishin “një këmbë në secilën varkë” ose kështu mendon Kina. Ata mund të jenë më të afrueshëm nga Republika Popullore e Kinës. Është më e lehtë t’i apelohesh mëmëdheut me brezin e dytë dhe me ata që nuk flasin kinezçe. Ata nuk kanë më pak gjasa të kryejnë spiunazh se çdo amerikan tjetër”. Paul Moore thotë se inteligjenca kineze ka qenë e suksesshme në bindjen e disa njerëzve për ta “ndihmuar Kinën që të modernizohet”. Sipas Moore, “Rezulton në rastet e agjentëve ku Kina kultivonte ndonjë për të siguruar informacion që 98 përqind të ishin kinezë etnikë, kurse 2 përqind jo. Edhe ky 2 përqindësh ndjente një detyrim për ta ndihmuar Kinën që të modernizohej. Normalisht këta qenë njerëz që kishin studiuar kineze, udhëtuar në Kinë apo hyrë në kulturën kineze. Rastet e agjentëve kinezë, ku ata rekrutojnë një agjentë, janë më së shumti etnikë. Po shikojmë për gen spiunazhi kinez? Çdo njeri e kupton se kjo është qesharake. Kinezët po zhvillojnë në operacionin e tyre kryesore një program që mbledh inteligjencë, por realisht nuk është një program inteligjence. Ata duan të zhvillojnë marrëdhënie me njerëz që mendojnë se e kanë një detyrim për ta ndihmuar Kinën të modernizohet dhe që do të donin të jepnin një kontribut të vogël. Kjo është mënyra e promovimit të tyre dhe rezulton se do ketë efekt vetëm me njerëz që kanë prejardhje kineze. Nuk do të kishte efekt me McGillicuddys për shkak se këta nuk e vrasin mendjen aspak që ta modernizojnë Kinën. Ajo çka realisht po ndodh këtu është një fushatë marketingu, për të shitur Kinën. Nuk funksionon shumë mirë, përgjigja zakonisht është “jo”. Është po aq e suksesshme sa telemarketingu. Kjo është një fushatë që nuk është shumë efikase. “Shumica e atyre që bashkëpunojnë me Kinën janë FOB, fresh off the boat, emigrantë të brezit të parë. Stërnipërit e tyre janë jo më pak të ndjeshëm se O’Reillys apo Kowalskis. Kjo nuk është një gjë kineze, është një gjë emigrante kineze. Ata po e bëjnë atë sepse e ndjejnë se është gjëja e duhur për t’u bërë”. Oficerë të kundërzbulimit amerikan që ndjekin një spiun të dyshuar mund të anashkalojnë një pikë më të gjerë, pohon Moore. “Kina po mbledh informacione nga laboratorët kombëtarë dhe ka qenë mjaft e suksesshme në realizimin e saj. Kur kinezët mbledhin ne humbim, ata fitojnë dhe krijojnë një aftësi për ta bërë këtë gjë sërish. Zakonisht ne jemi aq të përqëndruar në specifikat e asaj që ata mund të jenë duke fituar sa që na humbet nga shikimi pjesa më e rëndësishme, e cila është se ata po e zhvillojnë një aftësi për ta bërë sërish një gjë të tillë”. Moore ofron një mendim final rreth vështirësive për të kapur spiunë të Kinës. “Normalisht kinezët janë të aftë që të bëjnë spiunazh kundër Shteteve të Bashkuara pa lënë gjurmë prapa”, thotë ai. “Nëqoftëse keni dëshmi të mjaftueshme për të ngritur një çështje, normalisht dikush në Kinë ka bërë një gabim”.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Please follow and like us: